• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 17 mijë teste false për koronavirusin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



INTERPOL ka konfiskuar 17 mijë teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar. Operacioni është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende. Janë kapur mbi 12 mijë tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë dollarësh.

Sipas njoftimit, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar. Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mishit nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore.

“Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, – tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *