• |
ide | kryesore

“I kërkova foto me djalin, duket si burri i Barbie”: sulmuesi i argjentinas zbavitet me CR7

-Instant, Sport



Mund të jetë një nga kundërshtarët më të këqinj që mund të rastisin, por është e pamundur të mos admirosh Cristiano Ronaldon, edhe kur me dy gola shkatërron ëndërrën e skuadrës tënde. Atalanta shpresoi pak ditë më parë të dilte nga Stadium me tre pikë, por portugezi nuk ishte dakord. Pavarësisht kësaj, një nga njerëzit simbol të skuadrës së Gasperini nuk ka tjetër vec elozheve për 5 herë Topin e Artë.

Në ndeshjen që ndoshta vendosi kampionatin, të dy ishin në fushë, duke dhënë maksimumin. Papu vrapon ende nëpër fushë si një djalosh, në moshën 32 vjecare e natyrisht si model ka CR7, që vitet i ka 35 por kur e sheh tregon rreth 10 më pak.

E pastaj në shtëpinë e argjentinasit është dikush që adhuron Cristianon: Bautista, djali i Papu, protagonist i një video që u bë virali kur imitonte lëvizjet e portugezit. Mjaftueshëm që i ati ti kërkonte juventinit të bënte një foto me të. Një eksperiencë e vecantë për Gomez, që nuk mund të mos vërente se CR7… gati nuk duket real. “I kërkova nëse mund të bënte një foto me Bautin e betohem, mund të duket gënjeshtër, por është e vërtetë, duket një kukull e bukur. Është si Ken, e ke parasysh burrin e Barbie? Bukur, bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *