Forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion blic në Elbasan, Peqin dhe Cërrik. Burime nga policia lokale i thanë lapsi.al se gjatë aksionit janë shoqëruar disa persona. Të shoqëruarit janë duke u verifikuar.
Policia nuk ka dhënë ende detaje për aksionin. Sipas të njëjtave burime aksioni ka synim gjetjen e autorëve të vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.
Aksioni vjen pak ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit Regis Runaj, mikut të Emiljano Ramazanit i ekzekutuar edhe ai në mënyrë misterioze rreth 10 ditë më parë në këtë qytet. ©LAPSI.al
Çfarë po ndodh? Show i radhës po ndodh.
Po lalQazimi po ha pilaf me lang?