• |
ide | kryesore

Si e harruan mediat e qeverisë Ylli Ndroqin dhe iu kthyen historisë së Xhemail Pasmaçiut

-Instant, Kryesore, Lajme

Ka një fakt tejet interesant rreth sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit, alias Xhemail Pasmaçiut, që nuk mund të kalojë jashtë vëmendjes. Ndërkohë që e shkuara e tij është e njohur në të gjithë rrethet e gazetarëve, ndërkohë që emri i tij origjinal njihet prej tyre, ndërkohë që arrestimi në Turqi, si pritësi i 30 kg heroinë në vitin e largët 1998, është një fakt i njohur, mediat pranë qeverisë po bëjnë sikur i zbulojnë tani këto fakte. Janë po të njëjtat gazeta dhe portale që kur këto informacione shkruheshin nga simotrat e tyre periferike, nuk merrnin me “copy paste” asnjë gërmë rreth kësaj teme. Tani papritmas janë bërë më të zellshëm dhe më katolikë se Papa.


Po përse ky zell?

Përse të gjitha mediat ku infiltrohen lehtësisht lajme nga zyra e shtypit e kryeministrit për të gjitha temat që i shërbejnë qeverisë, po shfaqin tituj të tillë: “Si u zhvillua aksioni antidrogë në Turqi, Xhemal Pasmaciu dhe një turk ishin pritësit e heroines”, “Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi? Aksione, kredi, media dhe hidrokarbure”, “Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës”!

Fakti se të gjitha këto gazeta dhe portale shërbejnë si zëdhënësa të qeverisë në shkëmbim të favoreve që marrin, si dhe fakti që ato po botojnë pjesë nga dosja sekrete hetimore, ndërkohë që kur botoheshin pjesë të tilla nga dosjet e vjedhjes së votës në Durrës dhe Dibër, të njëjtat media bërtisnin se kjo qe një skandal, ka një domethënie të fortë.

Nëse ajo nuk provon dot me fakte se pas goditjes së padronit të Ora News, qëndron qeveria, ajo së paku vërteton se Rilindasit po fërkojnë duart nga ajo që ka ndodhur.

Po të shkosh edhe më tej ka një pyetje që mbetet pa shpjegim. E zëmë se këto media që tani u kujtuan të rrëfejnë se si ndodhi transformimi i trafikantit Pasmaçiu në bosin e Ora News dhe kryesuesin e shoqatës së konsujve, Ylli Ndroqi, furnizohen direkt nga burime të SPAK. Po atëherë lind dilema: Mos vallë SPAK ka të njëjtët klientë mediatikë që paguan me tendera, toka me 1 euro dhe fonde të majme okulte qeveria?

Nëse tani zërat pranë pronarit kontrovers mediatik, e kanë quajtur ndërhyrjen e prokurorisë speciale politike, të lidhur me mospranimin për të shërbyer dhe me konfiktet që kishin me Erion Velinë, ata deri më tani nuk kanë arritur të japin prova për këto hipoteza. Ata vetëm kanë ngritur dyshimin se përse aksioni i bujshëm i SPAK u bë në gusht, se pse u zgjodh ky muaj kur gjykatësi që merr vendimin nuk caktohet me short (pra është më kollaj i manipulueshëm), metoda kjo që të kujtojnë mënyrën si veprojnë rilindasit.

Por e vetmja gjë që natyrisht nuk përbën provë, por lë në gojën e publikut shijen e një komploti është se mediat e qeverisë me të njëjtat shkrime, madje pa i ndryshuar as titujt po tregohen të zellshme për të përshkruar të shkuarën e trafikantit Xhemail Pasmaçiu.©Lapsi.al

24 Comments

    1. E lexova kete anal-ize te lapsit dhe ne mendje me erdhi furia , harbuteria , kurveria e ketyre portaleve te djathta kur ishte ceshtja e Tahirit. Cfare nuk shkruan . Cfare nuk genjyen, Cfare nuk shpifen . Ja bene gjyqin para se tja bente drejtesia. Cdo dite, cdo ore, cdo minute , cdo seconde e bombarduan popullin me shkrimet e tyre prej kurvash kunder Tahirit dhe Ps.
      Kaq shpejt e harruan se cfare vollen nga fundi i stomakut per Tahirin ne te gjtha emisjjonet televizive ?
      Kaq shpejt harruan se e denuan Tahirin bazuar mbi artikuj gazetash , kurse kete katunarin pasunar te Ilir Metes e kane kapur me presh ne duar ( 30kg heroine) .

      1. Tahiri kush? Ai shenjtori i miliona Euro fushate, ai qe i jepte makinen trafikanteve per droge, ai qe e “shiti” makinen qe te bente paret e gjyqit me cunin e Sales, ministrin e suksesshem qe nuk lejoi vetem qe droga te mbillej ne sheshin Skenderbej. Ju vemjet e paguara mavi, do mbronit edhe Eskobarin po tjua kerkoje partia.

      2. Para 22 vitesh kur pretendohet se Ylli Ndroqi, atëhere një çunak, qenka kapur nga policia turke me 30 kg heroinë, është arrestuar e ka kryer dënimin për veprën e kryer.
        Si ai janë me qindr e ndoshta me mijra të rij shqiptarë emigrantë që u rekrutuan nga bosët e mafies së trafikut të drogës.
        Nuk del nga akuza e SPAK, që Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të ketë qenë ndonjë kapobandë mafie e të ketë bërë miliona që do ta pasuronin më vonë për tu bërë një biznesmen i fuqishëm.
        Për të forcuar akuzën kundër tij, është shtuar edhe akuza që Ndroqi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 në Itali, akuzë që u hodh poshtë nga drejtësia italiane me kërkesën e avokatëve.
        Të tërheq vëmëndjen se Ndroqi ka qenë njeri i afërt me Ramën e njeriun më të besuar të tij Agaçin, e nëse pranojmë faktin se Ndroqi edhe në vitin 2015 paskej vazhduar me trafik, droge, i lidhur edhe me qeverinë e asaj kohe, ky mund të interpretohet si një fakt, se Rama i paska pasur miq trafikantët.
        Ndërkaq Ndroqi, vërtetë që ka qenë një njeri i njohur publik si biznesmen e pronar mediash, por nuk ka qenë asnjëherë ndonjë funksionar partiak apo qeveritar.
        Bile mediat e tij janë shquar për goditjen e grupeve mafioze të trafikut të drogës.

        Është idiotësi që të krahasosh Sajmir Tahirin apo Fatmir Xhafën, të dy ish ministra të mbrendshëm të qeverisë Rama, me pronarin e mediave Ndroqi.
        Të dy ata kanë qenë personat kryesorë qeveritarë që duhej të luftonin grupet mafioze të drogës, e në fakt dihet se kishin bashkëpunuar me kushërij e vëlla kapobandash të rrezikshëm të arrestuar në Itali.
        Jam plotësisht dakord që të hetohen biznesmenë multimilionerë të dyshimtë e tju konfiskohen pasuritë nëse ato nuk justifikohen ligjërisht, e aq më tepër politikanë që deklarojnë vetëm pagat e tyre.
        Por në vendimin për konfiskimin e pasurive të Ndroqit, nuk është komunikuar publikisht se në çfarë rruge është pasuruar ai, e ndërkaq, që nga viti 1998 kur ka kryer dënimin në Turqi, nuk ka asnjë fakt që ai të ketë vazhduar të merret me punë të pista.
        Edhe mund të ndodhë që njerëz të botës së krimit, të bëhen mjeshtra të mafies e të “pastrojnë” paratë e tyre në biznese.
        Po pse u kujtuan pikërisht për Ndroqin, që tja konfiskojnë pasuritë e tij, në kohën që ai kishte hedhur në gjyq për veprime korruptive kryetarin e bashkisë Erion Veliajn ?
        Në përceptimin publik, qarkullon bindja se ka shumë bosë të mediave me pasuri të vëna në rrugë kriminale apo të paligjëshme, por që nuk i prek kush se lidhen me qeveritë.
        Pse kur një pronar mediash kritikon qeverinë, sulmohet nga drejtësia ?

  1. O Muti I Kristaqit na spjego me mendjen tende te ndritur egzebicionin e tipit super mafioz te ketij mender Ylli qe i ben karshillik shtetit me makinat lluksoze.
    Kush eshte ky, Al Kapone!?

    1. “Makina lluksoze” ?
      Po ka me mijra biznesmenë të aftë në botë që e kanë filluar punën si shitës makinash, e janë bërë multimilionerë , jo vetëm me “makina lluksoze” por edhe avionë personalë.
      Drejtësia shqiptare, duhet të kërkonte nga policia të sekuestronte makina superlluksoze që djem të rij që nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre, e bredhin nëpër qytetet si të çarkallosur duke bërë edhe aksidente.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLINO BOLJA,SKENDER KURVA MINXHOZIT DHE KOL SALLAKU ,ZAGARET E TREDHUR DHE BASHKHAJDUTET ME EDI RAMEN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO,Nuk PUSHOJNN SE SHKRUARI ,ARSEYJA ESHTE E THJESHT SE JANE HAJDUT ME EDI RAMEN DHE VJEDHIN BASHKE,PO TE LEXON YMER GELBAZA SO THOTE LULZIM BASHA PER 6 MUAJ KA BLERE 4 VILA

  3. JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES ME KRISTAQ RAMEN -SI MUND TANI TE LEH SI ZAGAR I TREDHUR, O SHKOJ JETE DUKE E SHIKUAR FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK thotë:

    EDI RAMA JA MER KETIJ TV DHE JA JAP PER €1 EURO CARLO BOLINOS OSE EMILJANON SHULLAZIT OSE YMER GELBAZA KELLIRES,

  4. YMER GELBAZEN DUHET GJOBITUR PER PRISHJE PANORAME TE QYTETIT,ME AT SURRAT TE SHEMTUAR

  5. “Shqiptarja.com” dhe “TemA” falimentojn nese nuk paguahen nga Qeveria,por prej disa Muajsh ka filluar edhe “DITA”te marre lajme te gatshme nga guzhina e Endri Fuges,qe gjithashtu bllokon komentet pikante ashtu si
    bën “TemA” e Baze tullacit! “TemA” e Mero Bazes eshte ktyer ne nje “Gazete”halabakesh per hakmarrje personale.Faqja e saj”TEMA BRENDA FAMILJES” qe pothuaj nuk lexohet,sepse nuk ka komente ose radhe
    here,prej Vitesh,çdo ditë merret me denigrimin e Armina(Karmina) Mevlanit!
    Se ç’kusure ka Armina me sherrin qe ka Mero Baze me Shkelzenin dhe Sali Berishen,vetem Mero e din.
    Imagjinoni nje faqe te perditshme ne nje Gazete,ku denigrohet Gruaja e Mero Bazes?!

  6. Po ai tenderi i Astirit, 40milione per 2Km rruge po e heton njeri?! Per ate arushin e Ripjerdhjes them, Gjiknur Bimbashin. Apo se rruan njeri! U harrua!

    Ah ky vend, gjithe jeten nje hale e Europes do ngeli!

  7. Legenat e mutit,portale leshi jane keta 3 cope te majte para 3003 te se djathtes.As qe i lexon e vlerson kush.Pse smarrin shembull nga lapsi ata qe eshte kampion i vertetesise e paanesise ne lajme nderkohe qe eshte jampion bote ne bythlepirje e gojore

  8. nje pushteti kaq kriminal te instaluar dhe betonuar prej 30 vjetesh nga krimi nuk mund te ket vecse media kriminale qe i sherbejne….ndaj mjaft na derdellitet…

  9. Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori “lidershipin” e PD si dhuratë në “pajë” nga Berisha,ishin media te blera nga salihu dhe likja te dy bosrt e krimit te organizuar per 20 vjet

  10. Përsëri nuk është se u prek nga kritikat. Ndoshta ky është një stil i ri i një udhëheqësi të pakompleksuar nga pasuria. Qyshkurse ka ardhur nga emigrimi më 2005, ai bëri disa gjeste të cuditëshme. Deklaroi për shembull një unazë që shkonte miliona lek, toka dhe pasuri të fituara nga familja gruas, etj.

    Dhe nuk u mërzit kurrë nga kritikat.

    Ndryshe nga Sali Berisha që deri më 2004 rrinte tek një apartament në Brakë për të treguar që ishte i varfër dhe pes apartamentet e reja i blente në emër të vajzës e djalit, për tu rehatuar aty më 2005, Luli nuk i ka këto komplekse. Ai ka arritur të blej 4 vila për gjashtë muaj, në vitin e fundit para zgjedhjeve ku betohet se do të luftoj korrupsionin dhe oligarkët, të cilëve u ka blerë vilat. Ngjan pak sikur do tu vërë gjobë ti kthejnë lekët, por prap i guximshëm është. Pak a shumë si Ilir Meta se dhe ai nuk e ka kompleks të qënit të pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu