• |
ide | kryesore

Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvillimet në Shqipëri, tha (po e perifrazoj): Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim, zhvillimet në Shqipëri janë punë dhe detyrë e shqiptarëve, por, (shtoi) ne do t’ju ndihmojmë.

Nuk mund të mos e kujtoja këtë pohim të saj, duke lexuar deklaratën e ambasadores, nëpërmjet së cilës bënte thirrje që të ndalojë fushata kundër SPAK-ut, e cila, sipas saj, paska për synim të ndihmojë kriminelët e njohur.

 Si intelektual dhe gazetar i përfshirë për 30 vjet në zhvillimet shqiptare e që ka akuzuar – me sa ka mundur – edhe sundimin në Shqipëri të kriminelëve e narkotrafikantëve që kanë kapur shtetin e mediat, u ndjeva i sulmuar nga kjo deklaratë e ambasadës, pasi disa ditë më parë kisha dhënë një opinion kundër SPAK-ut. Me dy fjalë, duke komentuar sulmin ndaj “Ora News” thashë opinionin tim se qëllimi i këtij veprimi nuk është drejtësia, por të përçojë mesazhin e regjimit: nëse je me mua, të bëj amnisti fiskale, nëse je kundër meje, të lëshoj kundër SPAK-un. E argumentova këtë me selektivitetin e SPAK-ut, që nuk heton burimin e parave të atyre që po ndërtojnë grataçiela në Tiranë, që, sipas shumë burimeve, direkte dhe indirekte, janë pastrim i parave të krimit në bashkëpunim me pushtetin lokal e qendror. Sikur të kisha kohë të argumentoja jopavarësinë e SPAK-ut, duke shtuar edhe një argument tjetër që ka mbizotëruar në media kohët e fundit, se hetimet lidhur me vjedhjen e votës e çuan atë më shumë te komisionerët e opozitës, ndërkohë që dihet edhe botërisht se në përgjimet e dosjeve të Durrësit dhe të Dibrës dalin me zë, të përfshirë në bashkëpunim me kriminelë dhe trafikantë, liderët e partisë në pushtet.

Pra, “fushata” ime kundër SPAK-ut është se ai, së bashku me Policinë, po vepron si instrument i narkoshtetit jo për të dënuar kriminelë, por për të forcuar kriminelë edhe më të fuqishëm e më të rrezikshëm. Kjo akuzë është në vazhdën e kritikave që kam bërë me kohë se qëllimi i Reformës në Drejtësi, e mbështetur edhe nga amerikanët, ka qenë kapja e drejtësisë nga Rama. Dhe me ç’po na shohin sytë, tashmë duhet të jesh ose shumë naiv, ose shumë i painformuar, ose shumë i keqinformuar, ose të kesh interesa të tjera nga ecuria e demokracisë në Shqipëri, që të mbështetësh “punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut”, sikundër u shpreh ambasadorja në deklaratën e saj.

Këtë deklaratë nuk mund ta gjykosh kurrsesi si “ndihmë” për zhvillimet demokratike në Shqipëri, jo vetëm për çka thashë më sipër, jo vetëm për faktin që një ambasadë e huaj ndërhyn arbitrarisht në çështje konkrete të drejtësisë, duke përcaktuar se cilët janë kriminelët, çka shkel principet e pavarësisë së drejtësisë, të respektimit të pafajësisë deri në gjyqin përfundimtar, por edhe për faktin se akuzon gazetarët se janë të sponsorizuar nga kriminelë duke i bërë kësisoj presion atij pushteti që e ka për detyrë të investigojë e të verë nën syrin kritik punën e pushteteve të tjera. Me këtë nuk dua të laj mediat nga shumë mëkate që ato kanë që nga origjina e lindjes së tyre dhe jo pak gazetarë që i bëjnë këto punë. Por, përsëri, dua të ngulmoj se, nëse ambasada do të kontribuojë vërtet në luftën kundër krimit dhe për media të pavarura nga krimi, duhet të ngulmojë që hetimet e SPAK-ut të fillojnë tjetërkund, në adresën e kriminelëve të panumërt dhe mediave të panumërta të lidhura me regjimin, që janë sot rreziku më i madh i ekonomisë së shëndoshe dhe i mediave të shëndosha në Shqipëri, pasi dihet se peshku qelbet nga koka.

Jo më larg se disa ditë më parë, Gudrun Steinacker, një ish- kolege gjermane e Yuri Kim, që ka shërbyer deri më 2016 si ambasadore, deklaronte se “është koha e një rishikimi urgjent të politikave europiane në Ballkanin Perëndimor, pasi sfida e transformimit të tij në shtete liberale demokratike ka dështuar”; ajo bënte thirrje për “t’u treguar vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor”. Sigurisht, këto fjalë ajo nuk mund t’i deklaronte në kohën që punonte si ambasadore, pasi do të shkonte kundër gjuhës së diplomacisë dhe ndoshta “interesave të shtetit të vet”. Në këtë kuptim, një heshtje e ambasadave për çka ndodh në Shqipëri, ku gjendja është më e rënda në rajon për sa u përket problemeve që ngre Steinacker, edhe mund të justifikohet. Por që ambasada e një vendi demokratik si SHBA të inkurajojë një qeverisje, që, sipas Steinacker, mund të quhet (sipas këndvështrimit) “demokraci hibride”, “kleptokraci”, “sundim i karteleve”, “shtet mafioz” (narkoshtet sipas meje) më duket tejet problematike dhe, për më tepër, në kundërshtim edhe me interesat afatgjata të shtetit e të popullit amerikan.

“Panorama.al’.



30 Comments

  1. Mire e ke o Fatos.
    Puna eshte qe SPAKu eshte nje qenie hibride e komnaduar nga Rama dhe asfare e pavarur dhe ne sherbim te drejtesise. , dhe kjo ambasadorja nuk e ka ne dore aspak ASPAKUN.
    Si gjithmone qellimi eshte te kalojme problemin e rradhes duke e mbushur me te pergejt ambientin. Sepse e dine fare mire qe skane kundershtare reale

    Ne moemntin qe do kene kundershtare reale do te ndryshoje qendrimi amerikan, mbase per keq mbase per mire.
    ne mungese te nje kundershtari per ameriken shqiperia nuk ka peshe.

    Prandaj objektivi kryesor eshte hyrja ne BE dhe jo te merremi me KIM fytyrbythen.

    Hryja ne BE do te beje te mundur clirimin e popullit nga politika, sepse realisht kete popull e vend e kane marre peng. por duket rruge e gjate. Politika po i vjedht e gjitha dhe spo le gje per zhvillimin e brezave te tjere. cdo gje po vidhet po tjetersohet. kur te na dale cuni i frnagjat dhe shullazit si lider te hyrjes ne BE. ateher do jemi gati per te hyre

    Shpresa eshte tek gjermania qe te beje noi percapje per hyrje parakohe perndryshe ketu do mbesin vetem votuesit e Rames, 500 mije pensioniste dhe te vobektet qe sdo dine gje prej gjeje

    1. Kur nuk permend ketu burimet cdo gje qe thote LUbonja per gradacielat eshte shpifje. Cdo ndertues apo pronar i ketyre “gradacielave” ka te drejte ta hedhe ne gjyq kete mashtrues per shpifje dhe rimbursim te demeve qe i shkakton ky idiot nje biznesi.
      Nuk ekziston askund ne bote qe nje gazetar te flase per burime direkte dhe indirekte dhe te mos citoje keto burime – ky eshte ligji i pare i gazetarise.
      Lufta e tij ndaj ambasadoreve pastaj eshte si lufta e DOn Kishotit me mullinjte e eres.

  2. Po ka shume te drejte verdhacukja aziatike, ajo, eshte ne Shqiperi, per te mbrojtur interesat e sh.b.a, qe jane;
    1-Kultivimi, magazinimi, shperndarja e cdo lloj droge, sh.b.a merr rreth 90% te fitimit, nga ky lloj trafiku. FAKTE?! Dekleratat dhe heshtja e kinezit lu, heshtja e te gjithe zyrtareve te DASH!
    2-Mbeshtetja, sjellja ne pushtet me cdo lloj forme e menyre e pseudo-elitave, njerezve me precedente penal, imoraleve lgbt, hajduteve, krimineleve, banditeve me lloj-lloj dosjesh e krimesh, analfabeteve me diploma fallco, te cilet sh.b.a, i rekrutone, i shantazhone dhe i perdore ne dobi te saj, por, keta bastarde, gjithmone veprojne ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve. FAKTE?! Historia e 30-viteve.
    3-Mbeshtetja e kaosit, institucioneve te dobta, zgjatja pafund e tranzicionit, sh.b.a si misherim i shprehjes; “ujku mjegull don”, perfiton nga kaosi sepse rreth 90% e parave te korrupsionit, shkojne drejt e ne off-shore amerikane, si ne rastin e garancise bankare, nga Delawer, qe ishte origjinale, lere se cfare deklarojne, pasi u kapen me “presh ne dore”. FAKTE?! Pse te gjithe hajdutet ne pushtet, i cojne vetem ne sh.b.a. parate e vjedhura apo sepse atje jane me te sigurta?!
    4-Mbron cdo diktature dhe regjim antipopullor, sepse ato priren per t’u perdorur ne dem te interesave kombetare. FAKTE?! edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, pasi shkateruan me themel gjithcka ne Shqiperi tani i jane versulur si bisha, Kosoves.
    Rrofte mikja jone sh.b.a, me miq si sh.b.a. kujt i duhen armiq?!

    1. Cthua o laskar medioker. Pse nuk thua dhe ti si rrotat tjere te karit ” pa lufte shba nuk ka pune”…kush ju dha juve celular me shkrujt mer ju qifsha rracen. Doli merkeli jau promovoi ramen si vizionar bashke me sorosin dhe nuk thane gjys llafi. E mer tqifsha nën e moter.

  3. Po, ka shume te drejte verdhacukja aziatike, ajo, eshte ne Shqiperi, per te mbrojtur interesat e sh.b.a, qe jane;
    1-Kultivimi, magazinimi, shperndarja e cdo lloj droge, sh.b.a merr rreth 90% te fitimit, nga ky lloj trafiku. FAKTE?! Dekleratat dhe heshtja e kinezit lu, heshtja e te gjithe zyrtareve te DASH!
    2-Mbeshtetja, sjellja ne pushtet me cdo lloj forme e menyre e pseudo-elitave, njerezve me precedente penal, imoraleve lgbt, hajduteve, krimineleve, banditeve me lloj-lloj dosjesh e krimesh, analfabeteve me diploma fallco, te cilet sh.b.a, i rekrutone, i shantazhone dhe i perdore ne dobi te saj, por, keta bastarde, gjithmone veprojne ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve. FAKTE?! Historia e 30-viteve.
    3-Mbeshtetja e kaosit, institucioneve te dobta, zgjatja pafund e tranzicionit, sh.b.a si misherim i shprehjes; “ujku mjegull don”, perfiton nga kaosi sepse rreth 90% e parave te korrupsionit, shkojne drejt e ne off-shore amerikane, si ne rastin e garancise bankare, nga Delawer, qe ishte origjinale, lere se cfare deklarojne, pasi u kapen me “presh ne dore”. FAKTE?! Pse te gjithe hajdutet ne pushtet, i cojne vetem ne sh.b.a. parate e vjedhura apo sepse atje jane me te sigurta?!
    4-Mbron cdo diktature dhe regjim antipopullor, sepse ato priren per t’u perdorur ne dem te interesave kombetare. FAKTE?! edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, pasi shkateruan me themel gjithcka ne Shqiperi tani i jane versulur si bisha, Kosoves.
    Rrofte mikja jone sh.b.a, me miq si sh.b.a. kujt i duhen armiq?!

  4. Nuk ke se ç’ti shtosh ketij shkrimi . Une mendoj se elitat politike jane bere njesh kundra popujve te tyre .
    Po bashkepunojne me krimin dhe ne shumicen e rasteve jane vete krimi . Me forcen e kartonit po tredhin
    popujt e tyre me ligje antidemokratike ne menyre qe te sundojne te pashqetesuar . Kane kapur drejtesine dhe ekonomine e vendeve ku sundojne . Kane ngritur injorancen ne pjedestal dhe i kane shpallur lufte inteligjences se vendit . Kane ngritur servilizmin ne pjedestal dhe i kane shpallur lufte te gjithe kundershtareve te tyre . Midis elitave eksiston nje ligj i pashkruar , une te akuzoj por ti bej çfare te duash se une nuk te prek per aq kohe sa je ne pushtet dhe anasjelltas kur une te jem ne pushtet ti akuzo se edhe une nuk te bej gje . Me indiferentizmin ndaj padrejtesive dhe me perkrahjen e elitave te korruptuara vetem e vetem qe te kete stabilitet , bota perendimore po e perkeqeson akoma edhe me shume situaten ne keto vende . Me teorine e stabilitetit paçka se mungon demokracia po thellohet akoma e me shume antagonizmi shoqeror .
    Realitetin tashme e njohim te gjithe , problemi eshte kush eshte zgjidhja ?

    Mua me vjen keq me zj .Kim , sepse shteti qe mesoj boten se ç’eshte demokracia dhe qe insistoi pafundesisht per instalimin e kesaj demokracie ne te gjithe globin , eshte Amerika . Mua me vjen keq me zj .Kim , sepse shteti qe tregoi sesa e vyer eshte mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe qe luftoi per instalimin e ketyre te drejtave ne te gjithe globin , sot po perkrah ata qe po i perdhunosin keto vlera . Dhe e gjitha kjo behet per hater te stabilitetit paçka se demokracite po kalojne ne diktature dhe te drejtat e njeriut po shkelen me kembe . A do ti pranonte nje amerikan i thjeshte te gjitha keto padrejtesi po te ndodhnin ne Amerike ? A do te pranonte nje amerika per udheheqes te tij keto palaçot e elitave te degjeneruara deri ne palce ? Jo dhe vetem Jo . Zj.Kim , stabiliteti nuk te çon gjithmone drejt demokracise ndersa demokracia krijon gjithmone stabilitet . Zj.Kim , ka ardhur koha te ktheni kursin e anijes derejt demokracise , ka ardhur koha ti shpallni lufte ketyre elitave palaço qe detyre te vetem kane pasurimin dhe poshtrimin e poujve te tyre . Kjo eshte e vetmja rruge qe te çon ne destinacionin e duhur te demokracise dhe si rrjedhoje sjell stabilitetin dhe prosperitet te sigurt .

  5. Tosi si intelektual e si gazetar ndihet i sulmuar…..

    Ti mer Tos nuk je intelektual. Ti ske mbaru nje shkolle dhe per me pak te kesh formim formal si gazetar. Ne zallamahine tranzicioniste shqiptare, ti ke 30 vjet qe po na e ca trapin si intelektual, gazetar, jurist, urbanist, historian…. po nuk je asnje nga ato.

    Ti je vetem kunder Rames, prandaj dhe Shqupistat prishen ne breke kur ti lexojne zhgaravinat dhe fillojne me hartimet sa nji carcaf kunder koreanes, sorroitstave…..

  6. YMER GELBAZA ,CARLO BOLINO,KOL SALLAKU ,LIDHNI ZAGARET E FAMILJES ,MOS TE SULMOJN FATOS LUBONJEN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,KOL SALLAKU DHE YMER GELBAZA KELLIRA I KANE ZGJIDHUR ZAGARET E TYRE TE FAMILJES PER TE OFENDUAR DHE SULMUAR FATOS LUBONJEN ,POR FATOS LUBONJA,ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU NUK JANE AS HAJDUT AS PENG TE KRIMIT DHE TE EDI RAMES,PRANDAJ KOT LEHIN ZAGARET E EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  7. po eshte hapur fare,qartazi qe kjo prostitute aziatike eshte ne sherbim te sytopes palmerdhe bythe.irit krenarist grenell per perfitimin ne maksimum te parave te droges krimit dhe korrupsionit.qe nga bytheziu withers .majmuni kinez lu dhe kjo prostituta ordinere koreane .jo qe nuk kemi degjuar qe te flasin kunder krimit te bandes rama por jane shfaqur hapur ne mbrojtje te banditeve.ambasada e usa ka kohe qe eshte kthyer ne nje bande ambasade ose epiqendra e mafjas rama.kjo ambasade ka kohe qe eshte kthyer ne nje hale qe po ndyn shqiperine dhe eshte bere ekuivalente e bishtit te zhuritshullazitlule barishes ,dajtit & co.

  8. FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER,KOMBI SHQIPËTARE E DESHIRON thotë:

    EDI RAMA,HASHIM THACI , ISA MORINA,DULLA KOTI ,BATON HAXHIU,KOL SALLAKU,CARLO BOLJA,RICHARD GRENELL DHE YMER GELBAZA NE NJE DHOME NE NJE HOTEL ,1JAVE MBYLLUR

  9. Pra Yuri ka thene – Une jam ketu per te mbrojtur interesat e shtetit tim!
    Dhe interesi i shtetit te Yurit ketu eshte vetem njecke – Te vazhdoje strehimi i atyre mijra Muxhahedineve iraniane (qe askush nuk ja thote numrin ekzakt)!
    Ky eshte i vetmi interes amerikan ne qoshen tone te globit, asnje tjeter. Sepse ato Muxhahedine nuk i strehon askush tjeter, as shteti i Yurit vete, ngaqe askush nuk do te behet Target i Republikes Islamike te Iranit!
    Por ama ka dale Edi Rama dhe ja ka hequr ate merak shtetit te Yurit! Ka strehuar Muxhahedinet opozitare duke e bere Shqiperine target te Republikes Islamike te Iranit, por ama duke siguruar dhe per pushtetin e tij nje perkrahje nga shteti i Yurit.
    Perfundimi ; Shteti i Yurit nuk eshte as demokratik, as liberal, por vetem KONJUKTURAL dhe si i tille e nderron pozicionin ne baze te Konjukturave, pra sipas vetem te interesit tij (qe thote se po mbron dhe Yuri ketu)
    Shteti i Yurit ne te shkuaren ka bashkepunuar me Regjime nga ai i Pinocetit, Sadam Hyseinit, Norieges, ka ndihmuar Talebanet, ka perkrahur Osama Bin Laden etj, pastaj i ka dale kunder e i ka luftuar!
    A nuk eshte pra, shtet Konjukture?

    1. po ashtu eshte ne fakt, por ki parasysh dicka , qe ne kete mes , USA nuk na sheh si partnere, por si vasal dhe shumica e shiptareve mendojne se ne jemi partnere me usa ose jemi miq, ne te dyja rastet jo eshte e gabuar.
      edhe pse mund te kete tek tuk ndone simpati , realiteti gjeopolitik eshte mbizoterues dhe percaktues.

      tani te shpresojme tek rryat amerikane qe duan te jene ision are apo paqedashese qe mund te kemi ndonje wodroow wilson, perndryshe sdo e rruj njeri trapin

  10. Bravo Lubonja! Me pelqen fakti qe nuk i vjen muhabetit rrotull e rrotull por qellon drejt e ne shenje.
    Fatkeqesisht ato qe thua Jane te gjitha te verteta.

  11. Per Erisa Spirokalin e ores 16:28. Mos shkruaj me per sot se e fitove buken e gojes. Hajde, suksese ne jete!

  12. Per ke sherben ? E ka shprehur pra:interesit te vendit te saj. E thjeshte. Interes qe nenkupton te kete marredhenie te mire me qeverine qe ka vendi. Dhe kjo qeveri eshte ajo e Rivdekjes. Me kryeminister Ramen. Po te ishte Saliu, Luli apo Meta njesoj do qe. Ne kembim te interesit, individi ne krye te qeverise ben ca ti doje bytha ne punet e brendshme te vendit. Akoma se keni kuptuar, ua ka shprehur pra “nuk nderhyjme ne punet e brendshme, ato i dine vete shqiptaret”. Ca pytje qe.ngre o Fatos. Na shkatrrove fare. Eshte e thjeshte o plak. Ju akoma i bini tamburit. Gjithmone interesi amerikan do mbeshtese qeverine ne fuqi. Pike. Sigurisht, fshehurazi edhe nje fitues potencial te ardhshem. Gjasat kane te ulta si duket. Sa kohe te vazhdoje perplasja Washington-Berlin per zotrimet e ballkanit.

  13. ZOTI LUBONJA DHE ZOTI ANDI BUSHATI VETEM KUR JENI JU NEPER STUDIO E SHIKOJ TV, KUR PO I TURPERONI ZAGARET DHE HAJDUTET E EDI RAMES,BATON HAXHIU,CARLO BOLINO,YMER GELBAZEN,FRED PEZEN DHE MENTOR NAZARKON thotë:

    NE SHQIPËRI JANE VETEM 4 VETA QE SE RRUAJN FARE PER KETA AMBASADORET E LESHIT ,DHE DUHET PERSHENDETUR DHE RESPEKTUAR SE NUK JANE PENG TE TYRE KETA JANE SALI BERISHA,FATOS LUBONJA ,ANDI BUSHATI DHE YLLI MANJANI,

  14. O Lubonje, mos rrah uje ne havane….po ata vetem interesin e tyre shohin, ta thone ne sy, ta deklarojne sa here te duash…..Kdta politikanet tane vetem temena bejne…..

  15. ky Lubica eshte nje rrot kari dhe nje antishqiptar, ,nuk humb kohen te lexoj kete bajge me fytyre prehistorike !

  16. Fatosi del studiove flet llafe kafenesh qe i quan opinione apo analiza. Ai asnjehere ska patur funksion shteteror e per me pak ne polici drejtesi. Gjithsesi kjo se pengon Tosin te dhjesi nga goja per sulme selektive, kapjen e drejtesise nga Rama etj etj.

    Zoteria i Ores ka qene i denuar dhe i ka letrat e hapura ne Turqi.
    SPAK kishte 18 muaj qe e hetonte.
    Zoteria i Ores i filloi sulmet ndaj qeverise kur iu refuzua leja per pishina ne Farke.
    SPAK dhe qeveria jane pushtete te pavarura.

    Keto jane fakte. Po Tosi si i pashkolle qe eshte flet kuturu se kaq di, si shumica e Babaleve ketu.
    Ju vje hidhet kur ramazoni i gjate ju qu kazan.

    1. Po pse ka ndryshim Tosi nga Edi mesues vizatimi? Ne lidhje me te shkolluarit. Mire qe je militant por te pakten meso te kritikosh me fakte jo te shash. Ka qene ne hetim thote. Jo mor zoteri. Policia ka kryer verifikime, ne hetim ka qene nje jave, nga dita qe prokuroria regjistroi ceshtjen.

      Ju as nuk e keni idene e manovres qe prokuroria ka bere ne menyre te paligjshme. I ka regjistruar nje procedim penal per pastrim parash ne menyre qe te krijoje baze qe dhe ne te njejten kohe te kerkonte sekuesteim ne baze te nje ligji tjeter.

      Njerzit nuk po mbrojne idiotin katunar te Ndroqit jo. Porse selektimin nga policia e SPAK. Meqe Ndroqi eshte afer me Meten hajde ti godasim para zgjedhjeve. Qe te pakten nje media kritike do te eleminohet.

      Edhe nje here, Sulaj 2, vellai i Raivanit u kap me 1 ton hashash ne Durres, tre vite me pare. As nje dite burg beri. Asnje media nuk foli. Asnje qeveritar nuk e permend si rast. Pse SPAK apo policia nuk zbatojne sekuestro? Sepse kane lidhje me qeverine? Sepse te njejtet avokate punojne dhe per Rilindjen? Ky eshte problemi.
      Tosin gjysem budalla e ka bere perendia, por budallenjte po na qeverisin me budallenj qe u vene nga pas te verber.

      1. Edi Rama ka qene pedagog ne ILA. PEDAGOG. Tosi ka bere vetem 2 vjet per fizike dhe kaq. Asnje formim tjeter formal.

        SPAK eshte institucion i pavarur nga qeveria. Nese Tosi apo kushdo qofte shkruan ne gazete per sulme selektive, duhet ti provoje. Perndryshe jane llafe pazari.
        SPAK para ca kohesh i coi kerkese per verifikim nje pronari hoteli ne Elbasan. Mediat gjithe exitim filluan tu shfaq fotot e ketij te fundit me Edi Ramen, si prove e lidhjes me krimin. Pse ngjarja ndaj Ndroqit qenka selektive?

        Nejse Tos kari e ka bo zakon, qe kur sia var njeri fillo e shkru ksi pacavuresh. Sot SPAK, dje UCKja terroriste, Trumpi terrorist, Skenderbeu kacak…..

        1. spak i pavarur nga qeveria hahahahahahahaha

          kshu ne leter eshte i pavarur, dhe per trapap si puna jote qe shohin endrra me sy hapur per ASPAKUN

        2. Hiqi syzet mavi o klluf, SPAKU i pavarur, Rama Pedagog. SPAKU prokurori e Rlindjes dhe Rama mesues vizatimi (ne fakt zhgarravinat qe ben ai jane si ato kalamojve te kopshtit:).

          Te rrofte partia e shoku Gramoz o trung.

  17. Shpresoj titulli i Lubonjes te jete pyetje retorike, pasi kujt i sherbejne eshte boterisht e pranuar biles dhe nga vete Amerikanet qe eshte interesi i tyre. Nese Amerika se ka problem te ndihmoje e te sjelle ne pushtet nje diktator ne vendet Arabe prsh qe vret e pret per te siguruar disa interesa te saja ekonomike gjeopolitike po ashtu se ka problem te ndihmoje dhe kete laviren tone per te siguruar ambasadorja nje rresht me arritje ne CVne e saj. Megjithate problemi yne seshte Amerika as BEja ata bejne cfare e kane te natyrshme sic ben cakalli te tijen apo gjarperi, por vete ne, qe pjellim e rrisim lavire te tilla si klasa jone politike, qe se kane problem te shesin gjithcka per nje dite me shume pushtet apo per nje euro me shume. Nuk besoj se e bejne me koshjence te plote si shume te keqija ne kete bote e racjonalizojne, mbulojne turpin me virtyt, letargjine me largpamesi, pabesine me politike te zgjuar, dhe kurverine me modernitet. Keshtu gedhihet nje popull i tere nje mengjes e ka ne krye udheheqes me “virtyt largepames te pjekur dhe modern” te tille ka dhe Amerika dhe BEja, prandaj si ben njeriut pershtypje me.

  18. Ambasadorja amerikane nuk mbron asnje, thjesht eshte nje e paafte. Te firmoset marreveshja ne zyren e saj ,te pershendes Sekretari Shtetit dhe gjitha kjo eshte nje leter pa vlere tregon se ku ka rene diplomacia amerikane. Sa larg Rajersonit e Marizes.

  19. Per arsye te thena e sterthena ne 3 vjet, pas 2017 opozita ka ofruar modelin me te keq te se djathtes si alternative qeverisese.

    Klientelizem ndaj oligarkeve, servilizem dhe mediokritet ne ekipin e saj, paqartesi ne politiken e jashtme(kryetari i saj paguan 30 mije usd per ftese zyrtare ne SHBA), dhe asnje qasje te ndryshme ne ekonomi pervec reminesheces se qeverisjes 2005-2013 por e rilexuar keq dhe jashte konstektstit aktual!

    Te sulmosh mbylljen e mundesive ekonomike apo karrieres per 95% te qytetareve per shkak te polarizimit ekstrem te shoqerise duke shtuar vilat e kryetarit te opozites eshte mesazhi me i keq qe mund tu japesh njerezve te sterlodhur nga nje qeveri e korruptuar dhe arrogante ne ekstrem!Ti more shoku fatos flit per papaciun qe ishte me dy emra,pse me dy emra,per cfare i perdorte,kush e nxorri nga burgu i turqise,pse e nxorri nga burgu,kush e perdori kete yllin e droges,me cfare parashe bleu tv,kujt ja bleu,kohen kur e bleu kur ti pergjigjesh ketyre pyetjeve me objektivitet atehere nuk do besh analiza te tipit kur ka dhe te tjere pse e kapen yllin e droges secili ka rradhen e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *