• |
ide | kryesore

Pushimet në Dhërmi/ Fijet që mbajnë lidhur Edi Ramën me Zoran Milanoviç

-Instant, Lajme, Të fundit

Ditën e djeshme mediat raportuan takimin e Ramës me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç në brigjet e Jalës. Miqësia e Ramës me Milanoviç është më e hershme se sa viti 2020, ish kryeministri i Kroacisë ka qenë edhe shefi i ish diplomates së deleguar si ambasadore Romana Vlahutin. Ndërsa Milanoviç pas largimin nga pushteti në Kroaci ishte këshilltar i qeverisë Rama, në vitin 2016 ai u prezantua nga Rama si një këshilltar për fazat e mëtejshme të integrimit.

Megjithëse procesi i integrimit në Shqipëri është futur në ujra të turbullt që pas shkeljes së marëveshjes së 5 qershorit 2020, presidenti aktual i Kroacisë duket se është shpërblyer për punën e tij. Mediat kroate raportojnë se vëllai i presidentit Milanoviç ka përfituar një kontratë të majme nga taksat e shqiptarëve.


I akuzuar në mediat kroate si një njeri që tradhëtoi besimin e votuesve të tij, Milanoviç mundi të rikthehej në politikë duke mundur në raund të dytë rivalen Kitaroviç.

Në shtatorin 2018 qeveria Rama do të rikthente në treg idenë e dhënies me koncesion të sistemit të drejtorisë së tatimeve. Megjithëse qeveria austriake kishte shpenzuar miliona euro për një program të tillë, qeveria shqiptare pretendoi se programi i ri fiskal do të ulte formalitetin. Kështu ajo nisi procedurat për të shpallur një tender ndërkombëtarë me vlerë rreth 16 mln euro në të cilën aplikoi dhe konsorciumi Neos D. O. O+Datech shpk+ Jehona Software.

E akuzuar nga PD si një tender i paracaktuar për t’u fituar nga një kompani kroate, qeveria nuk zhgënjeu dhe në Tetor 2018 shpalli fituese pikërisht të njëjtin konsorcium. PPP-ja e radhës u kundërshtua edhe nga kompania BNT Electronics, e cila ndonëse kishte ofruar një vlerë më të vogël, u zhvlerësua nga qeveria shqiptare njësoj si edhe komiteti ankesave që refuzoi kërkesën e saj për përsëritje.

Tre muaj pasi trioja fitoi një tender me vlerë 16 mln euro, kompania Jehona Software shiti aksionet e saj në kompaninë kroate Primus Adriatic. Sipas dokumentave dhe kontratës së shitjes së aksioneve vlera e aksioneve të shitura ishte 45.865 euro dhe kontrata e shitjes u firmos në Dhjetor 2018 nga të dyja palët.

Dhe kështu historia e kompanisë që përmbushte kushtet për të cilat u fitua tenderi, do të shiste aksionet e saj me një vlerë që është më pak se 10% se sa vlera e PPP-së. Për të kuptuar se çfarë fshihet pas shitjes së këtyre aksioneve duhet të kthejmë vështrimin në aksionerët dhe kush është pas kompanisë Primus Adriatic. Čabrajić është një mik shumë i afërt i presidentit aktual të kroacisë, Milanoviç.

Në Kroaci, Čabrajić njihet gjërë e gjatë për aferën e floririt, një aferë e trajtuar hollësisht nga Ana Marceta në një intervistë për gazetën “Jutarni”. Ajo shpjegon aty lidhjet dhe se si nisën hetimi tatimor për tregun e floririt dhe se si ky investigim u pre kur në dokumenta u shfaq kompania e Hrvoje Čabrajić, për të cilën në Kroaci janë të bindur se kishte si “kumbar” vëllain e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Milanovic.

Sipas të dhënave të thesarit nga buxheti i shtetit kompania në pronësi të mikut të afërt të presidentit korat ka përfituar thuajse 10 mln euro ndërkohë që implementimi i programit të fiskalizimit është shtyrë nga qeveria shqiptare.

Me sa duket miqësia e ngushtë e Ramës me Zoran MIlanoviç sikundër dhe shërbimet e tij në lidhje me Shqipërinë nuk kanë mbetur pa u paguar me një PPP të majme dhe që deri më sot shqiptarët nuk e kanë parë të implementohet ndonëse kanë paguar 62% të vlerës së saj.

4 Comments

  1. Lulzimes sja ka hap njeri deren u bone nja tre vjet dhe po vazhdoi kshu, Ramazonin e gjate ktu kena per ta pas edhe per nja 8 vjet te tjera.

  2. Ishte qirsi i kokëkuqes, doje të thoje zotrote.
    I plasi trapi Ramës se po fal paret tona që të mbaj pushtetin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu