• |
ide | kryesore

Dosja “339”/ Durrësi konfirmon masat për 21 komisionerët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka mbajtur të njëjtin qëndrim sikurse edhe Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për komisionerët e Shijakut, dyshuar për krim zgjedhor, si pjesë e dosjes “339”.

Në një seancë maratonë, dje Gjykata e Durrësit ka rivlerësuar masat e sigurisë për 21 të arrestuarit, ku togat e zeza të qytetit bregdetar kanë lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për komisionerët e arrestuar.

Vetëm për shtetasin Bujar Allushi, trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Gjykata e Durrësit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 19 ish-komisionerët e arrestuar nga SPAK, të akuzuar për kryerje të krimeve zgjedhore.

Për 11 prej komisionerët, përfaqësues të Partisë Socialiste, Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe asaj Republikane është lënë në fuqi masa “Arrest në burg”. Për shtatë të tjerë është caktuar masa “Arrest në shtëpi” dhe për dy prej tyre masa e “Detyrimit për paraqitje”. Për dy ish-komisonerë, një i Partisë Demokratike dhe një i Partisë Socialiste, të cilët rezultuan se kishin ndërruar jetë, ka pushuar hetimi. Gjithashtu, Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes, Madrit Kullolli, për ndryshim të masës nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg” për Armelid Zeza, një nga personat që ka pranuar në përgjime se ka hedhur në kutitë e votimet vota fiktive.

HETIMET E SPAK

Sipas Prokurorisë, në bazë të hetimeve rezulton se Armelid Zeza është personi që në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ka votuar në mënyrë fiktive në emër të personave të tjerë, të cilët ndodheshin jashtë të vendit. Në përgjimet që disponon organi i akuzës, Zeza dëgjohet duke folur në telefon me Altin Avdylin, i njohur me pseudonimin “Niçja”, të cilit i tregon se ka votuar 23 herë në emër të personave të tjerë.

Në fashikujt voluminozë që disponon Prokuroria, thuhet ndër të tjera se Zeza e ka siguruar “Niçen” për fitoren dhe se gjithçka ka shkuar sipas planit, pasi kutitë ishin mbyllur dhe dokumentet ishin firmosur sipas planit. Ky procedim është një nga fraksionet e dosjes së famshme “339”. Sipas SPAK, komisionerët e akuzuar për votim më shumë se një herë, ose pa u identifikuar, kanë lejuar me dashje persona të ndryshëm të votonin në emër të votuesve që ndodheshin jashtë shtetit ditën e zgjedhjeve.

SPAK ka provuar se komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Shetël të Bashkisë Shijak kanë lejuar të votohet për 22 persona që nuk ndodheshin në Shqipëri. Në të njëjtën mënyrë, komisionet e qendrës së votimit të pozicionuar në kopshtin e fshatit Rubjek kanë lejuar të votohej për 7 persona. Në përgjegjësi penale është marrë edhe një qytetar, që akuzohet të ketë votuar për persona të tjerë.

ARRESTIMET

Në përgjimet e papublikuara të dosjes “339”, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK, protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”. Operacioni për arrestimin e 21 komisionerëve u bë disa javë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por kjo prokurori më pas shpalli moskompetencën me argumentin se nuk ka grup kriminal, duke ia deleguar çështjen Prokurorisë së Durrësit.

Dosja “339” është regjistruar në vitin 2016. Fillimisht me sinjalizimin e autoriteteve gjermane, të cilat ngritën alarmin për trafikun e drogës që po bëhej nga Durrësi në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë, në “rrjetën” e përgjimeve ranë edhe grupe të tjera kriminale që merreshin me shitblerje votash, korrupsion, trafik droge apo edhe tjetërsim pronash.

1. Shpëtim Stafa, “Arrest në burg”
2. Elidon Stafa, “Arrest në burg”
3. Redi Hysa, “Arrest në burg”
4. Altin Lala, “Arrest në burg”
5. Indrit Bici, “Arrest në burg”
6. Mehdi Lala, “Arrest në burg”
7. Emiljan Tuda, “Arrest në burg”
8. Ervis Biba, “Arrest në burg”
9. Alfred Markun, “Arrest në burg”
10. Bashkim Allushi, “Arrest në shtëpi”
11. Ramiz Tuda, “Arrest në shtëpi”
12. Kujtim Uruçi, “Arrest në shtëpi”
13. Qemal Domi, “Arrest në shtëpi”
14. Agim Lala, “Arrest në shtëpi”
15. Qazim Lala, “Arrest në shtëpi”
16. Bujar Sula, “Arrest në shtëpi”
17. Zyhra Lala, “Detyrim paraqitje”
18. Jakup Bregu, “Detyrim paraqitje”
19. Oriada Lala, “Detyrim paraqitje”
20. Kasem Lala, pushohen hetimet
21. Basir Bregu, pushohen hetimet

/Leonidha Musaj, panorama



2 Comments

  1. Ti kriminel gjaksor vrases gjakftohte,samedia vrasese ke themeluar? Sa gjoba u vene sto biznesmeneve qecte harbohesh ti o gangster rrugesh qe padrejtesisht Ke zaptuar fronin e Shqiperise? Mallkuar qofsh o faqezi! U shofsh me soj e sorollop ti kriminel,qe su ngope me gjakun e viktimave te tua.Mallkim nga shpirti percty edepsez

  2. Po si lanë burg more.Po ca drejtësi e re kemi.Po ca krimi kanë bër?Në Itali raste të tilla hetohen në gjëndje të lirë as në arrest shpie.E pastaj kapen me ca të mjerë.Komunizëm i gjallë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *