• |
ide | kryesore

Video duke marrë kokainë/ PD reagon pas vendimit të SPAK për Lefter Allën: Asnjë surprizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas PD, nuk ishte surprizë që SPAK-u pushoi hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Sekretari i çeshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata, tha në një reagim për mediat, pas vendimit te SPAK, se hetimet jane zvarritur me qëllim pushimin e çështjes.

Gjata thote se “përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge”. 

Deklarata 

Asnjë surprizë për pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla. Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kokainë.

Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë.

Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant droge  është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se merita dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.

Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qendron në pushtet me mbështetjen e krimit.



6 Comments

  1. MOS THONI ASNJE SURPRIZE SE EDHE JU KETE DONI QE KETO KURVAT E DREJTESISE TE JENE SHERBETOR TE POLITIKEES DHE PUSHTETAREVE NE FUQI . NESER DO JENI JU NE PUSHTET DHE KETA GJOBEVENESA DO KTHEJNE XHAKETEN DHE DO JU SHERBEJNE JU . VETEM REVOLUCIONI DHE REVOLUCIONIMI I ÇDO INSTITUCIONI BENE DERMAN NE KETE VEND .

  2. Ka ndonje lajm ketu…!!! Kush ua dha edhe pushtetin qe u mungonte…!!! Kush i mban ne pushtet…!!!
    Ne emer te Popullit…!!!
    Shikoni gjekundi te ofrohet ndonje zgjidhje VEÇ fjaleve se do kemi zgjedhje te parakohshme dhe pa…., sapo behen zgjedhjet, qe do te thote se zgjedhjet i njohim, ju vazhdoni (na jepni pjesen…) dhe, presim me qetesi dhe dashuri (buzegaz) diten e zgjedhje te rradhes (per te mbuluar pasardhesi zullumin e paraardhesit) dhe kaq…!!!
    Mjerim!

  3. E njejta rrug i njejti perfundim.Te njejtat ambasada kolonizatore qe i njohin zgjedhjet. se ju leverdis. si po rrezon ” populli” lukashenkon sapo i tha jo bankiereve globaliste dhe si nuk do tja njohin as zgjedhjet…haha… qoset sa bajat jan bere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *