• |
ide | kryesore

Video/ Rikthehen në fushë kuqezinjtë: ja kundërshtarët e parë në Nations League

-Instant, F1, Sport, Video



Ekipi kombëtar i mungon tifozëve që nga 17 nëntori 2019, duke mos patur mundësinë të luajë asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare për shkak të pandemisë së Covid-19. Tekniku Edy Reja megjithatë ka qenë në kontakt me lojtarët, duke tentuar madje të ndjekë edhe ecurinë e lojtarëve, për të ndjerrë në fushë javën e ardhshme lojtarët më në formë.

Sipas asaj që bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare, “Në datë 29 Gusht trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të flasë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe listën e tij të të grumbulluarve. Kuqezinjtë më datë 31 Gusht do të jenë të gjithë në urdhërat e stafi teknik në seancat stërvitore që do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal”.

Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në 4 Shtator në Minsk dhe tre ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium për tu përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve. Këto dy ndeshje do të jenë dhe të parat për kuqezinjtë në këtë vit të pazakontë, ku u anulluan dy ndeshjet miqësore me Slloveninë e San Marinon si edhe dy datat e muajit qershor ku trajneri Reja me stafin e tij do kishin mundësi të testonin skuadrën në prag të ndeshjeve kualifikuese.

https://youtu.be/Toc0edShg2s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *