• |
ide | kryesore

12 lojtarë nga Superioria, Broja në kombëtaren A, objektivi vendi i tretë: Bushi publikon listën e lojtarëve

-Instant, Sport



Lista e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare që ekipi përfaqësues U-21 do të zhvillojë në datat 4 dhe 8 shtator, respektivisht përballë Austrisë dhe Andorrës, nuk ka qenë pa surpriza. 12 lojtarë nga Superioria janë një tregues i cilësisë në rritje të kampionatit tonë, por edhe zgjedhjeve të detyrueshme për shkak të situatës pandemike, si ka bërë të ditur trajneri Alban Bushi, gjatë prezantimin të seleksionit të tij: “Jam i mendimit që ai që është më i mirë të vijë. I’u kemi dhënë mundësinë të gjithëve. Janë lojtarë që e meritojnë. Kanë bërë shumë mirë në Kupat e Europës lojtarët e Tiranës dhe Laçit. Për deri sa kemi rezultatet pozitive në Kupat e Europës, jemi optimist për të ardhmen”.

Në fakt, ajo që ka bërë përshtypje në listën e Bushit kanë qenë 12 përfaqësuesit nga Superioria, me Laçin, Tiranën dhe Apoloninë me nga 3 futbollistë. Në anën tjetër, kur vëmendja është e gjitha mbi Armando Brojën, sulmuesin e huazuar nga Chelsea tek Vitesse, Bushi është munduar të ulë pritshmëritë, jo mbi lojtarin, por për faktin se ai mund të jetë pjesë e kombëtares A. “Broja është lojtar i afirmuar dhe mund të jetë pjesë e Kombëtares A në 2 ndeshjet e radhës”.

E megjithatë kjo nuk e ka zbehur besimin për rezultate të mira tek Bushi, që më shumë se gjithcka vlerëson faktin e furnizimit konstant me lojtarë të ekipit të parë: “Mendoj që Kombëtarja A do të ketë një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe me alternative. Po i vijnë shumë lojtarë nga poshtë. Do të pretendojmë kualifikimin në Europian dhe Botëtëror. Për këtë sezon kemi objektiv vendin e tretë. Austria është ekip shumë i fortë. Jam i bindur që do të bëjmë lojë të mirë dhe do të marrim rezultat pozitiv” përfundoi tekniku i Shpresave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *