• |
ide | kryesore

Messi-Barcellona, moment i të vërtetës: babai i Pleshtit në qytet

-Instant, F1, Sport


Janë orë vendimtare për të ardhmen e Lionel Messi. Pas burofax-it me të cilin i komunikoi Barcelonës dëshirën për tu larguar, argjentinasi është bërë objekt i dëshirave për disa klube, por për të mësuar se cila skuadër do të mund të teserojë Pleshtin, duhet më parë të përcaktohet situate me Barcelonën: do të nisë një betejë ligjore për tu larguar me parametër zero apo palët do të kërkojnë një kompromis? Përgjigjia duhet të mbërrijë së shpejti sepse Jorge Messi ka mbërritur në Barcelonë e shpejt duhet të takohet me presidentin Bartomeu.

Sipas asaj që bën të ditur TyCSports.com, babai i kampionit argjentinas është nisur në bordin e një avionic privat nga Rosario për të arritur Barcelonën sepse në program ka një takim me drejtuesit blaugrana për të diskutuar modalitetet e lamtumirës së numrit 10. Nuk duket momenti për të menduar për një kthim prapa të Messit, pavarësisht dëshirës së katalanasve për të bërë një tentativë të fundit.

Situata është e ditur: Messi shtyn për një lamtumirë me parametër zero, sipas klauzolës që i lejon cdo vit të zgjidhë kontratën, por blaugranat besojnë se ajo tashmë ka skaduar e nuk duan të privohen nga lojtari pa 700 milionë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *