• |
ide | kryesore

Pandemia Covid-19 thellon hendekun e mundësive të arsimit mes të pasurve dhe të varfërve

Lajme, Planet


 

Shkollimi gjatë pandemisë zgjeroi hendekun për sa i përket mundësive arsimore mes të pasurve dhe të varfërve. Një studim i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka dalë në përfundimin se pasojat e mësimit në kushtet e pandemisë do të ndikojnë në të ardhmen e brezave për një kohë të gjatë.

Fëmijët me akses në internet dhe në teknologji kanë dalë me rezultate më të larta në mësime. Privilegjimi i të ardhurave ka krijuar mundësi alternative të të mësuarit, ndërsa pjesa më pak e avantazhuar ka mbetur e izoluar.

Moskryeja e orëve mësimore do të çojë në humbje të aftësive që lidhen me produktivitetin e njerëzve shkruhet në studim. Humbja e produktiviteteti parashikohet të sjellë një rënie prej 1.5% të prodhimit ekonomik global për pjesën tjetër të këtij shekulli.

Studimi vlerëson gjithashtu se ndërsa hyjmë në fazën e rimëkëmbjes nga COVID-19, duhet që sistemet arsimore të reflektojnë, sidomos arsimi profesional.

Pothuajse një e treta e shkollave në të gjithë botën u mbyllën për të frenuar përhapjen e Covid-19. Me ardhjen e shtatorit, institucionet arsimore kanë filluar të rihapen, por sfida të mëdha mbeten ende për sa sa i përket kushteve të kryerjes së mësimit duke shmangur infektime të mundshme.


1 Comment

  1. te vlersosh ralitetin dhe largohesh nga padrejtesija nuk do thot humbje por shpetim mundesi vijimi te normalitetit thotë:

    nje virus ,nje pandemi ,plot pikpyetje konspiracione,dyshime ,fantazma,nga fillimi deri tani edhe ,vaksina,eshte dicka plot dyshime ,ku behet e papranueshme per tu bere an e kend globit,ne kushtet e dyshimeve ,pa transparenc,asnjeher planet nuk kan rrezultat ,ne cilen do form ,te nis zbatimi,quhen te deshtuara,sfidat behen gjithnje dhe me te mella dhe te paimagjinueshme hap pas hapi sepse padrejtesija keshtu u krijua ,qe kur te mos mund te triumfojne,por te humbin bashk me pasuesit e vet ne menyr te sigurt,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *