• |
ide | kryesore

Studimi i Agjensisë Europiane të Mjedisit: 1 në 8 vdekje shkaktohet nga ndotja e mjedisit

Lajme, Planet, Të fundit


Një në tetë vdekje në Evropë lidhet me ndotjen e mjedisit. Sipas një raporti të Agjencisë Europiane të Ambientit faktorë të tillë si ajri dhe ndotja e zhurmës, si dhe cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve janë faktorë për 13% të totalit të vdekjeve. Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagë mbështet kryesisht në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shkaqet e vdekjes dhe sëmundjeve dhe vë theksin te mënyra si cilësia e mjedisit në Evropë luan një rol kryesor në përcaktimin e shëndetit dhe mirëqenies sonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve nëpër botë çdo vit dhe përbën një të tretën e viktimave nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Një raport tjetër i OBSH-së për ndotjen akustike, vëren se zhurmat kontribuuojne në problemet e zemrës duke rritur presionin e gjakut dhe hormonet e stresit.

Nga të dhënat e mbledhura në raport, është vënë në dukje se komunitetet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë ishin më të goditur nga ndotja.

“Njerëzit e varfër janë të ekspozuar në mënyrë disproporcionale ndaj ndotjes së ajrit dhe problemeve të tjera mjedisore, duke përfshirë valët e nxehtësisë dhe të ftohtin ekstrem,” thuhet në raport.

Në BE, vdekshmëri më lartë për shkaqe mjedisore ka konstatuar shteti i Rumanisë me 19%. Vende të tjera të goditura rëndë përfshijnë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Agjensia gjithashtu sugjeroi shtimin e hapësirave të gjelbëra pasi ato ftohin qytete gjatë valëve të nxehtësisë, lehtësojnë përmbytjet, zvogëlojnë zhurmat dhe mbështesin biodiversitetin.


1 Comment

  1. te vlersosh ralitetin dhe largohesh nga padrejtesija nuk do thot humbje por shpetim mundesi vijimi te normalitetit thotë:

    askush te mos ankohet per pasojat qe vet u angazhun i sherbyen dhe kjo quhet padrejtesi e ngritur ne gjitha sistemet e jetes me qellim te perfitojne nje grup i vogel njerzore,ku tashme edhe atyre po c enohet gjithca,ky koment behet per gjith ato qe jan te interesuar per shpetimin njerzor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *