• |
ide | kryesore

Zjarret shkatërruese përfshijnë SHBA-në, evakuohen mbi 500 persona

Lajme, Planet


Zjarret apokaliptike që kanë pushtuar zonat në verilindje të Paqësorit, kanë detyruar 10% të popullsisë së shtetit amerikan të Oregonit, të evakuohen nga banesat e tyre. Të përhapura nga erërat e ngrohta e të thata, dhjetëra vatra mbeten ende aktive, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar 5 viktima dhe mbi 500 veta që janë larguar nga banesa e tyre.

“Vetëm në tri ditë është shkrumbuar dyfishi i sipërfaqes së djegur përgjatë gjithë vitit të kaluar. Nuk kemi parë kurrë kaq shumë zjarre të pakontrolluara”, u shpreh Kate Brown, guvernatorja e Oregonit.

Edhe në Kaliforni dhe Uashington, janë shkatërruar shumë qyteza të tjera. Në Kaliforni janë konfirmuar 10 humbje jetësh, mes të cilëve edhe fëmijë dhe gati dy milionë hektarë tokë është shkrumbuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *