• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tifozët maqedonas provokojnë: Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Në mes të sheshit qendror në Shkup para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit të luajtur të dielën janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Turma brohoriste thirrjet, “shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga grupimi i tifozëve, “Komitët” janë thuajse krejt normale për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe nuk mbahet mend që të jetë dënuar dikush për këto thirrje raciste. Zv.kryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, – ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=-DneL7SZGyE


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *