• |
ide | kryesore

Vuçiç mërzitet me Maqedoninë e Veriut: Më goditën fort në OKB

Arkiva, Lajme, Të fundit
vuçiç


Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç thotë se e pati të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. 

Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi. Kreu i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, – ka deklaruar Vuçiç. ©LAPSI.al 


4 Comments

  1. Mbase realisht thote per Edvin Ramen !!!!!
    Ke investuar shume ne mardheniet monatruoze me shqiperine dhe regjimin kriminal ne kete vend,ne fakt eshte mesazh per Edvin Ramen !

    1. Ju del ne enderr Rama, ah ju te shkretet, makth ju eshte bere. Edhe aty ku nuk eshte e shikoni. gjer ne 2029 keq e keni punen. Shkoni te psikologu, merrni ilaçe kunder halucinacioneve, get a life, get a job e mos u varni gjithe jeten pas potureve te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *