• |
ide | kryesore

Neymar ia hedh paq, Kurzawa jo: Komisioni i Disiplinës heton Gonzales për racizëm

-Instant, Sport



Dy javë skualifikim (plus një pezull) i janë dhënë Neymar për goditjen ndaj Alvaro Gonzalez gjatë Psg-Marseille. E ka bërë të ditur lajmin komiteti disiplinor i Ligue franceze. Për sa i përket episodit që lidhet me akuzën për racizëm të bërë nga braziliani, kundër mbrojtësit spanjoll, është hapur një hetim. Ka shkuar më keq për shokun e tij Kurzawa, të dënuar 6 javë. Tre ndeshje edhe për Amavi, dy për Paredes e një për Benedetto.

Pasi ka humbur ndeshjen e sotme kundër Metz, O Ney do të mungojë edhe kundër Nice e mund të kthehet në fushë në Reims në 27 shtator. Do të duhet një hetim për të vendosur nëse Gonzalez i është drejtuar me fraza raciste brazilianit e për këtë motiv do të analizohen të gjithë imazhet e ndeshjes e audiot e furnizuara nga Telefoot e beIN Sports.

Javën e ardhshme, në 23 shtator, Komisioni disiplinor do të thërrasë Angel Di Maria, i akuzuar se ka pështyrë Alvaron në pjesën e parë të sfidës së ndezur në Parc des Princes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *