• |
ide | kryesore

Flakë në Fushë-Krujë e Thumanë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen

Arkiva


Një mizëri vatrash zjarri janë aktivizuar në zona të ndryshme të Shqipëri. Në rrethin e Krujës, këtë të enjte, janë raportuar dy të tilla. Një prej vatrave ka rënë në lagjen Kasalle në periferi të qytetit të Fushë-Krujës në një sipërfaqe të mbuluar me shkurre e ferra. Disa banorë të kësaj lagje janë rrezikuar nga flakët. Forcat zjarrfikëse të Niklës janë në vend dhe po ndërhyjnë për shuarjen e vatrës.

Ndërkohë, një zjarri i dytë është regjistruar në Thumanë. Një parcele i është vënë flaka, duke përfshirë më pas kanalin ngjitur me rrugën që lidh Thumanën me autostradën. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *