• |
ide | kryesore

Kërcënoi me vetëvrasje në banesën e vjehrrit të tij, arrestohet 31-vjeçari

Lajme, Të fundit



5 orë negociata i është dashur autoriteteve për të bindur 31-vjeçarin, Elton Meta nga Fieri që të ulë armën, me të cilën kërcënonte se do vetëvritej. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan dhe mësohet se Meta ka pasur konflikt me të afërmit e bashkëshortes, gjë që e ka çuar më pas drejt këtij vendimi. Në ndihmë të autoriteteve për të bindur të riun që të ulte armën ka shkuar edhe motra e 31-vjeçarit.

Mbrëmjen e së shtunës, përafërsisht në orën 22:50, Elton Meta ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur, duke kërcënuar se do të vetëvritej. Rreth orës 03:25 të ditës së sotme, policia e Fierit bën me dije se ai është dorëzuar, ndërsa iu sekuestrua automatiku dhe një gëzhojë. Sakaq, policia e ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *