• |
ide | kryesore

Rama për median greke: Zgjerimi i kufirit detar s’mund të bëhet pa marrëveshje

Lajme, Të fundit

Kryeministri i Edi Rama në një intervistë për televizionin grek “MEGA” foli për çështjen e detit me Greqinë, duke theksuar se vendet do e zgjidhin, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar. Kreu i qeverisë ka theksuar se Greqia duhet të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për zgjerimin e vijës bregdetare.


“Çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshje ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar Rama. Sipas tij, çështja mund të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se këtë ide e kishte ndarë edhe me homologun grek.


I pyetur mbi menaxhimin e situatës së pandemisë, Rama theksoi se fillimisht u morëm masa për izolimin e COVID-19. Megjithatë kryeministri pranoi se numrat në rritje, sidomos me rihapjen e shkollave, mbeten shqetësuese.

Gjatë intervistës, kryeqeveritari ka thënë se është mik i presidentit Erdogan dhe për këtë fakt është krenar.

“Kurrë nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik. Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktet e të ndërtojnë së bashku të ardhmen. Nuk është e vërtet që nuk lejojmë vetë-identifikimin e minoritarëve, jemi duke punuar për një projektligj i ri, për këtë çështje. Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara”, ka thënë kryeministri Rama.

3 Comments

  1. Po te jete per ty o gerdalla plak byth grisur km pordha e ke shitur jo detin por per karrike ti familje shkerdhyer degjenerat njeri bilez dhe fis degjenerate shet gjithe trojet Shqipetare. Prandaja ke per ti pagur te tera poshtersit qe po i ben ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu