• |
ide | kryesore

Mjekët nesër në protestë, policia iu refuzon lejen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjekët kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme në oborrin e QSUT në orën 10:00. Sindikata e mjekëve përmes një letre zyrtare ka katër kërkesa, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor, rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar dhe sigurim të të gjitha kushteve.

“Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19”, thuhet në njoftimin zyrtar të sindikatës së mjekëve.

Mësohet se Rama ka kërkuar takim me mjekët.

Mjekët gjithashtu kanë deklaruar se kanë kërkuar leje në polici për zhvillimin e protestës, gjë që iu është refuzuar për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *