• |
ide | kryesore

Pas dy vitesh në kërkim, arrestohet në Shkodër trafikanti i drogës dhe bashkëpunëtori i tij

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Uniformat blu kanë arrestuar gjithashtu një person tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjokë Odri, 39 vjeç, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim në vitin 2018, nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër. Policia ka arrestuar në flagrancë dhe një 26 vjeçar me iniciale A. B., si bashkëpunëtor i Odrit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *