• |
ide | kryesore

Për pak ditë mbahet debati i parë presidencial mes Trump e Biden

Lajme, Planet



Me kërshëri të madhe po pritet një nga debatet më të ashpra në të gjithë historinë e Amerikës, mes dy kandidatëve për presidencën e rradhës të SHBA-së, Joe Biden dhe Doland Trump që do të mbahet më 29 Shtator. Trump dhe Biden do të debatojnë mbi historinë e arritjeve të tyre, plotësimin e vendit bosh në Gjykatën e Lartë pas vdekjes së anëtares Ruth Ginsberb, menaxhimin e pandemisë, ekonominë, marrëdhëniet racore,  dhunën që ka shpërthyer në qytetet amerikane. Temat u përcaktuan nga moderatori Chris Wallace, gazetar i kanalit Fox News.

Për secilën nga temat kandidatët do të kenë 15 minuta kohë, gjatë debatit 90 minutash. Debatet e tjera do të mbahen në 15 dhe 22 tetor. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 3 Nëntor në një atmosferë të tensionuar për shkak të protestave të shumta, krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe largimin e SHBA nga OBSH-ja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *