• |
ide | kryesore

99 viktima nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

Lajme, Planet
armenia-azerbaijan-conflict.jpg



26 luftëtarë të tjerë janë vrarë përgjatë dy ditëve në përplasjen me trupat ushtarakë të Azerbajxhanit, në rajonin e Nago-Karabakut. Nga ministria e mbrojtjes është bërë me dije se numri i ushtarëve të vrarë ka arritur në 84. Sipas Al Jazeeras, numri i përgjithshëm i civilëve që kanë humbur jetën është 11, nëntë në Azerbajxhan dhe dy në Armeni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99.

“Kjo është një luftë jetë a vdekje,” tha Arayik Harutyunyan, udhëheqësi i Nago-Karabakut në një konferencë për shtyp. Luftimet e ashpra vazhduan gjatë gjithë ditës të hënën, ndërsa krerët botërorë kanë kërkuar armëpushim midis vendeve. Këshilli i Sigurisë së OKB-së pritet të zhvillojë një mbledhje me dyer të mbyllura të martën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *