• |
ide | kryesore

Rama për futbollin: Gjuha e shantazhit nuk funksionon me mua, të vazhdojnë bojkotin

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ndau sot qëndrimin e tij në lidhje me bojkotin e ligës së profesionistëve në futboll. Në konferencën për mediat, referuar kërkesave të futbollistëve duke marrë si shembull Kosovën, Rama tha se nuk do të ketë 10 vjet pa taksa. Ai u shpreh se futbollistët deklarohen me paga minimale teksa marrin mijëra euro.


“Gjuha e forcës, e shantazhit nuk funksionon me mua”, tha Rama. Ai theksoi se ata janë të pavarur nga qeveria dhe me këtë të fundit duhet të bashkëpunojnë pasi nuk ka detyrim.


“Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë incentiva për futbollin që se ka bërë dikush por që të na kërkojnë 10 vjet pa taksa futbollistët kjo nuk funksionon. Ne e dimë që futbollistët nuk paguhen me minimum jetik. Marrin mijëra euro dhe nuk mund t’ju themi dot 10 vjet ju nuk keni taksë në një botë kur dhe Ronaldo dhe Mesi përfundojnë në gjykatë për taksa. Patjetër një ulje fillestare, një TVSH 6% për investimet në sport. Patjetër që mund të shihet taksa e ndikimit në infrastrukturë, por patjetër që ne jemi gati të bëjmë atë që duhet dhe për zinxhirin e fëmijëve, por ndërkohë historia e futbollit me pronarë që duan të shkarkojnë në klube paratë që i detyrohen shtetit nuk kalon, as historia e me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë nuk kalon. Ne jemi gati për të gjitha por ka ardhur koha që dhe mbështetjet e bashkive të kalojnë në mbështetje për të tjerët. Tek pjesa e profesionistëve gjërat janë të ndara dhe këto historitë me modele këtej dhe andej është mirë të mos na i tregojnë më se i tregojnë keq.
Habitem se si nuk e kanë mësuar akoma se gjuha e forcës, e bojkotit e shantazhit nuk funksionon me mua. Nuk e kuptoj dot përse iu duhet bojkoti nëse e kanë rehat bojkotin. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, është e drejta e tyre. Janë të pavarur nga qeveria. Janë ent i pavarur. Me qeverinë duhet të bashkëpunojnë dhe çfarë të marrin është Ok. Qeveria nuk ka detyrim. Futbolli është industri, nëse mendojnë se mund ta mbajnë në epokën e feudalizmit me ngastra ku hidhet top e pritet top dhe nga ana tjetër fshihen lekë, mund ta bëjnë por jo me ne. Për vendin dhe futbollin ne jemi gati por nuk shoh arsye që ju që jeni këtu pse duhet të jenë 10 vjet pa taksa, çfarë bëjnë futbollistët më shumë për futbollin. Ka nga ju që vrapojnë më shumë se ata dhe nga pikëpamja e vrapit”, deklaroi Rama.

13 Comments

  1. Ti or mashtrues nuk ke kene asnjehere sportist.
    Ti je …..n’fakt kane mbaru fjalet per ty.
    Dy subjekte na perfaqsojne nderkombarisht sporti dhe arti.
    Per ty perfaqsimi asht kampionati i hashashit.
    Turizmi asht ne gjuhen greke,te tjerat jane ZERO.

  2. Armand Duka udheton me Bentley dhe ka miliona euro ne banke ,tani kerkon pare nga shteti qe te vjedhi me shume .Varju karin ,le ta bojkotojne kampionatin Futbolliste qe sdine me lujt futboll dhe sdine as cfare kerkoin. Mos lesho pe fare o Edi.

  3. Eshte e vertet ty nuk mund te te shantazhojn as FSHFja e as furtbollistet
    Por ty mor KRIMINEL te shantazhon vetem KRIMI I ORGANIZUAR

  4. E dime more drogmen gomar i thinjur se sa trim je hhhaaa . Ti je ai qe nje mize te dali para te pushon zemra ore byth grisur. Te erdhi koha te dalesh ne pensjon dhe do e shohem se sa trim je ore rrugaq rrugesh, drogmen i pa ngire.

  5. Qe baba ku dolen talibanet e shqupit qe u duket tastatura si kallash.

    E provun me shtiza e me gura dhe hongren mutin e vet. Bojshin sikur i bite te fiket, ose ja futshin vrapit dhe mershin asfaltin me llape, si puna Sait sprintierit.

  6. Un nuk besoj se ky trim heroik sypatrembur e ka ndonje ide te qarte ne koken e vet boshe dhe te semure se kujt i shantazhohet se i jan bete aq shum ne liste sa nuk i mban mend as vet me…. o guri o trim me flete….” redbill” te ben me krah…

  7. Ky eshte dhe ardhist dhe spordhist dhe skulptordhist dhe drogdhist pra te gjitha ne nje…lum ky dhe ata qe e kan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu