• |
ide | kryesore

Armenia kërkon armëpushim, azerët nuk ndalojnë pa i përzënë nga territori

Lajme, Planet
armenia-azerbaijan-conflict.jpg


Kur luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre, të dy vendet kanë raportuar numër të madh humbjesh në ushtarë dhe teknikë luftimi. Nisur nga situata e rrezikshme e krijuar, e cila mund të çojë në një përplasje më të madhe në rajon, SHBA, Rusia dhe Franca kanë kërkuar shpalljen e një armëpushimi mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje pa luftë.

Armenia ka kërkuar në një farë mënyrë armëpushim duke theksuar se është gati të rikthehet në kushtet e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1995, të negociuar nga OSBE. Nga ana tjetër, Azerbajxhani kundërshton çdo kërkesë për armëpushim një ditë më parë duke theksuar se do të ndalojnë së luftuari pasi të kenë përzënë armënët jashtë territorit të tyre.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *