• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve, 3 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit


152 raste janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, në 24 orët e fundit, në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, që gjithashtu ka informuar se 3 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza dhe një 67-vjeçar nga Klosi.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

194 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *