• |
ide | kryesore

Donin të kalonin emigrantë të paligjshëm, policia vë në pranga 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Korçë, pasi po transportonin emigrantë të paligjshme. Në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, pas hekurave përfunduan shtetasi me inicialet A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar në drejtim të Tiranës 3 emigrantë të paligjshëm.  Transportuesit u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan.

Në pranga ranë dhe shtetasit me inicialet N. T. dhe B. B., të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në kërkim u shpall shtetasi me inicialet J. T., i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin e tij brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *