• |
ide | kryesore

Vazhdon greva në burgun e Shënkollit, të burgosurit refuzojnë ushqimin

Lajme, Të fundit


Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit kanë vijuar grevën e urisë në ditën e tyre të pestë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për kërkesat e tyre.  Të paraburgosurit kanë patur një takim me përfaqësues të drejtorisë së burgjeve dje. Ata kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga burgu pasi cilësia sipas tyre, është shumë e ulët. Në grevë urie janë futur rreth 70 të burgosur.

Edhe në burgun e Peqinit, më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie. Ndërkohë që në burgun e Reçit gjatë ditës së sotme u raportua se janë rreth 100 të burgosur të cilët kanë hyrë në grevë dhe kanë refuzuar ushqimin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *