• |
ide | kryesore

317 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit


317 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar në Maqedoninë e Veriut ndërsa testit i janë nënshtruar 1,990 mostra. Ky numër njëherësh paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, por edhe numrin më të lartë personave të testuar. Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 772, ku më shumë së gjysma e tyre janë nga Shkupi.

Sipas raportit të publikuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë diagnostikuar 19,413 persona dhe prej tyre 15,749 janë shëruar dhe 2,892 janë ende raste aktive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se rritja e rasteve me COVID-19 tregon se vendi ka hyrë në fazën e pritur të virusit në vjeshtë. Ai ka thënë se respektimi i masave dhe kufizimet e mundshme janë mjeti i vetëm për t’u mbrojtur nga pandemia. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *