• |
ide | kryesore

DYSHIMET/ Olsi Leku u pagua edhe për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Olsi Leku, personi i arrestuar në Athinë, pas kërkesës së Interpol Tirana, si person i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqirit, dyshohet të jetë autori i një tjetër ekzekutimit të bujshëm në qytetin e Elbasanit. Olsi Leku dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit dhe presidentit të një firme private rojesh, Ilir Rexhepi. Të dhënat për prokurorinë janë marrë nga dëshmia e një të penduari të drejtësisë. Kjo vrasje e ndodhur disa vite më parë në qendër të qytetit të Elbasanit afër një lokali nga ku viktima Ilir Rexhepi sapo kishte dalë.

Olsi Leku dyshohet të jetë autori i këtij ekzekutimi nisur nga karakteristikat që disponon Policia e Elbasanit nga këqyrja e kamerave të sigurisë në atë zonë. Më datë 30 dhjetor 2011, Ilir Rexhepi sapo është ngjitur në mjetit tip benz me ngjyrë gri në afërsi të derës së parme të pasagjerit i është afruar një person, i cili e ka qëlluar atë me gati 11 plumba nga një armë e modifikuar. Ilir Rexhepi edhe pse është përshkruar disa herë nga plumbat ka mundur të nxjerrë nga kruskoti i makinës një armë tip pistoletë me të cilën ka mundur të qëlloj vetëm një herë ndaj ekzekutorit, i cili ka mundur të largohet edhe pse i plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *