• |
ide | kryesore

Sondazhi: Biden është 17 pikë para kandidatit republikan Trump

-Instant, Lajme, Planet



Sipas sondazheve të fundit kandidati demokrat për në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden është aktualisht 17 pikë përpara presidentit aktual Donald Trump. Të dy kandidatët po bëjnë një fushatë elektorale të ashpër duke mos i kursyer akuzat dhe ironitë në çdo takim.

Trump në takimin e tij të fundit në Pensilvani tha se nëse fiton demokrati Biden, atëherë kjo është e barasvlefshme me fitoren e Kinës. Nga ana tjetër kandidati Joe Biden ka zgjedhur ta mbajë, në takimin e tij elektoral në Florida, duke thënë se i vetmi i moshuar për të cilin shqetësohet Donald Trump, është ai vetë. “Ju jeni të sakrifikueshëm, të harrueshëm dhe praktikisht askushi për Trump-in” akuzoi kandidati për president duke kritikuar rivalin e tij republikan se ka organizuar festa super infektuese.



1 Comment

  1. Te gjitha sondazhet jane fake. Sondazhet i bejne mekanizmat e ndryshkur te estabilishmentit te majte amerikan. Njelloj ndodhi edhe me Hilary, por Trump fitoi. Edhe kesaj radhe Trumo do fitoje, madje me rezultat shume te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *