• |
ide | kryesore

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë

Arkiva


Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Rritja u vendos në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të Punës, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %”,  tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor. Diskutimet  më pas u përqendruan në informimin  nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Ministrja Denaj gjatë kësaj mbledhjeje i kushtoi vëmendje zbatimit të legjislacionit  të punës, veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *