• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldos akuzon ministrin e sportit: “Është gënjeshtër, nuk kam thyer protokollin”

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo është mirë dhe i motivuar. E për ta treguar është prezantuar në një direkte në Instagram me ndjekësit e tij, duke hedhur poshtë akuzat se ka thyer rregullat e karantinës pasi rezultoi pozitiv me Covic-19. “Po respektoj protokollin, nuk kam thyer asnjë rregull, si është thënë: është një gënjeshtër – ka shpjeguar portugezi duke replikuar ndaj deklaratave të Spadaforës -. Jam kthyer nga Portugalia sepse unë e skuadra ime u kujdesëm për të gjithë procedurat”. “Jam kthyer në Itali me aereoambulancë e nuk pata kontakt me asnjë edhe në Torino”, shtoi ai.

“Kam qendruar gjithë kohën në shtëpi, tani po merr rreze dielli, që të kaloj ditët – ka shtuar CR7 -. Familja ime është në një kat tjetër të shtëpisë, nuk mund të kemi kontakte, por për momentin gjithcka ok”. “Si e shihni jam mirë. Jam asimtomatik e këtë mbrëmje kam fjetur mirë – ka thënë sulmuesi i Juventus -. Doja tiu falenderoja për mesazhet e shumta të mbështetetjes që më keni dërguar”. “Shpresoj të kthehem shpejt të stërvitem, të luaj e ti gëzohem jetës” përfundoi CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *