• |
ide | kryesore

Gishtin e mesit tifozëve të Inter: gjesti i Calabria plas polemikat dhe mund ta skualifikojë

-Instant, Sport



Në kampin e Milan nuk kanë munguar festimet pas fitores së rëndësishme në derbin me Inter. Davide Calabria, është shtyrë përtej limiteve, duke shfaqur gishtin e mesit ngritur lart, drejtuar, me shumë mundësi, për pak tifozët zikaltër në shkallët e San Siros. Gjesti është kapur nga fotografët, duke shkaktuar tashmë një kaos në rrjetet sociale, gjë që mund ti kushtojë lojtarit kuqezi edhe një ndeshje skualifikim.

Sipas rregullores, Calabria rrëzikon të ndëshkohet vetëm nëse sjellja e tij sinjalizohet në relacionin e arbitrit, nga asistentët e tij ose nga inspektorët e Prokurës federale. Në rast të kundërt, për të do të mbetet vetëm njolla e një gjesti aspak elegant e pesha e polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale. Gjykatësi sportiv mund të ndëshkojë ngjarjen që ndodh pas 90′ vetëm në rast se sjellja është e dhunshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *