• |
ide | kryesore

Elbasan/ Infektohen me Covid-19 gjimnazistët e “Dhaskal Todri”

-Instant, Lajme, Të fundit


Një grup i klasës së dymbëdhjetë është mbyllur në gjimnazin Dhaskal Todri të qytetit të Elbasanit. Shtatë nxënës nga ky grupi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Duke qenë se virusi është përhapur shumë është karantinuar edhe mësuesja kujdestare. Inspektoriati Shëndetësor ka marrë masa për mbylljen e klasës, ndërsa bashkia është angazhuar me dezinfektimin e të gjithë shkollës. Grupi tjetër i kësaj klase po vijon mësimin normalisht.

Nxënësit raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndjekin mësimin online.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *