• |
ide | kryesore

Banorët protestojnë/ Fillon shembja e vilës në Bubq e cila preket nga projekti i rindërtimit

-Instant, Lajme, Të fundit


Rindërtimi i banesave në Bubq ka prekur disa familje në Bubq të cilët janë hedhur në protestë kundër vendimit të IKMT-së. 4 objekte priten të shemben ndërsa prishja e ndërtesave ka filluar me një prej vilave.

Familjarët pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen janë njoftuar me shkrim.  Megjithëse banorët kërkuan kohë që ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin. Pas rezistencës së familjarëve policia ka shoqëruar disa pjestarë, ndërsa banesat aktualisht po boshatisen nga pajisjet dhe orenditë teksa ka nisur shembja e godinës së parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *