• |
ide | kryesore

“Do mbyllim burgun e Zaharisë”, Gjonaj në interpelancë: Hetim për grevën e të burgosurve në Peqin

-Instant, Lajme, Të fundit


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë për shkak të degradimit. Ministrja u ndal dhe tek greva e të burgosurve në Peqin, të cilët janë kundër regjimit 41/Dis. Gjonaj vlerësoi se sistemi 41 BIS i ka shkëputur lidhjet e të burgosurve me krimin ndërsa bëri të ditur se ka kërkuar hetime për grevën në burgun e Peqinit.

“Zbatimi i regjimit 41 bis, nëse dikujt në këtë sallë dhe jashtë saj mund t’ju vijë keq, ka rezultuar sukses. Filtri i sigurisë në burgje është rritur. Si për takime dhe futjen e sendeve të ndaluara. Sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rënd rendin dhe sigurinë në burgje. Për herë të parë pas 10 vitesh u rrit paga e punonjësve të burgjeve. Këtë rritje pagash, që është historike për këtë sistem, rritja ka qenë me 11 %. Lëvizjeve të padrejta iu kemi dhënë fund. Interesin tim ka burgu Zahari Krujë, që të mbyllet përfundimisht. Jemi duke marrë masa që me një investim të ri, të mbyllim Zaharinë pas 30 vitesh. Do jetë kjo qeveri që do të mbyllet përfundimisht. Që ata të dënuar të moshuar që ndodhen aty të transferohen diku tjetër. Shqetësim për mua ka qenë dhe refuzimi i ushqimit, ku epiqendër ka qenë burgu i Peqinit, që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimit 41 Bis, për të cilat po investigojmë se lidhjet e botës së krimit me 41/Bis, ku përveç hetimit që po kryhet ka një procedim në prokurorinë e Elbasanit”, tha Gjonaj.


4 Comments

  1. Nuk e kuptoj vezet qe blihen me shumice per te burgosurit me 21 lek kokra kur me pakice ne treg jane 14 lek kokra jane vezet e pulave apo vezet e ministres.Vetem kaq do mjaftonte qe kjo ministre te jepte doreheqjen .Ketyre s’ju ben pershtypje asgje ,frike s’kane e s’kane pasi s’ju hyn gjemb ne kembe nga drejtesia. Inshallah ve dore zoti mbi ta e familjet e tyre.

  2. Sh mire znj ministre qe moret vendimin per ta mbyllur sepse shume te tjere e thane po asnje nuk e ka bere kete hap. Je fantastike

  3. Aman lere lefterin rehat se e ka mendjen akoma tek vendimi i vitit 2012,,,, e di vet ai per ca po flas une. O lefo po per tokat “e dhuruara” ca mendimi ke? Gahahaga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *