• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Dy viktima, i lartë numri i rasteve të reja

-Instant, Lajme, Të fundit


Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.  Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë regjistruar 186 raste të reja, pas kryerjes së 1.049 testeve. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 dhe ndërsa numri i viktimave është 663.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë se janë shëruar 54 pacientë, ndërsa mbeten aktivë 2.192 persona. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *