• |
ide | kryesore

“Thanë e tradhëtoi gruaja, e gjeti në flagrancë”: Gomez zbulon gjithë të vërtetën e depresionit të Ilicic

-Instant, Sport



Pas vitesh si kapiten i Atalantas, tashmë Papu Gomez është qytetar nderi i Bergamos e simbol i padiskutueshëm i Deas e në vigjilje të sfidës së rëndësishme të Champions League kundër Ajax ka deklaruar kandidaturën e zikaltërve për një rol protagonisti në Europë: “Ndoshta vitin e shkuar Atalanta ishte një surprizë – ka thënë ai – por ecuria në Champions i bëri emër e krijoi bindjen se mund tia bëjmë jetën të vështirë cilësdo skuadër”.

“E dimë se prapa rrezikojmë, por futbolli ofensiv na dhuron rezultate të mira. Vendosim shumë lojtarë në zonë e kemi kapacitetin të shënojmë shumë gola”, ka shtuar argjentinasi, që pastaj ka zbuluar gjithë të vërtetën mbi Josip Ilicic, që sezonin e kaluar humbi final eight të Champions për një problem shumë personal: “Ilicic u infektua me koronavirus e vuajti shumë, ra në depresion për këtë. Vjen një moment kur koka të shpërthen. Për fat tani e mori veten mirë, për ne është vërtetë i rëndësishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *