• |
ide | kryesore

6 ditë larg/ Trump e Biden intensifikojnë tubimet, 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë

-Instant, Lajme, Planet



Vetëm 6 ditë larg mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fushatat e dy kandidatëve intensifikohet ndërsa miliona shtetas amerikanë kanë hedhur votën e tyre. Presidenti Donald Trump vijoi turneun e tij dje, duke zhvilluar tubime brenda një dite në Michigan, Wisconsin dhe Nebraska. Rivali i tij Joe Biden u ndal në Georgia, që është një shtet tradicional republikan, por ku priten ndryshime të mëdha. Biden shprehet se duke zgjedhur politikën e tij ata kanë zgjedhur bashkëpunimin mbi frikën dhe përçarjen.

“Ne zgjodhëm shpresën mbi frikën, unitetin në vend të përçarjes, shkencën e jo trillimin. Dhe po, zgjodhëm të vërtetën mbi gënjeshtrën. Popull, është koha të ringrihemi dhe të rimarrim sërish demokracinë tonë”, u shpreh Biden.

Rreth 68 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, për të shmangur kështu mbipopullimin në qendrat e votimit dhe mundësinë e të infektuarit me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *