• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në SHBA, Grenell: Shqiptaro-amerikanët do të votojnë për Trumpin

-Instant, Lajme, Planet



I dërguari special për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, ka thënë se shqiptaro-amerikanët e Detroitit do të mbështesin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Përmes një postimi në Twitter, Grenell shkruan se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjiozë ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Trump. I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për presidentin aktual Donald Trump.

“Donald Trump ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai i ka kushtuar vëmendje një zone ku ne e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk arritën ta bënin”, shkruan Grenell.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor dhe nga sondazhet paraprake duket se kandidati demokrat Joe Biden po kryeson në disa shtete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *