• |
ide | kryesore

Trump dhe Biden, në përpjekjet e fundit për t’i bindur votuesit

-Instant, Lajme, Të fundit



Me vetëm edhe një ditë deri në zgjedhje, dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Joe Biden, po bëjnë përpjekje t’i bindin votuesit e pavendosur. Numri i madh i votave të hereshme, mbi 90 milionë, apo rreth 65 për qind e pjesëmarrjes totale në zgjedhjet e vitit 2016, pasqyron një interesim të madh për garën, në një vend thellësisht të ndarë.

Sondazhet e opinionit e nxjerrin Bidenin përpara Trumpit në nivel kombëtar me së paku 8 për qind, por ai ka një avantazh më të ngushtë në disa shtete, që potencialisht i japin Trumpit 270 votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili e përcakton fituesin. Biden bëri dy paraqitje të dielën në Pensilvani, një shtet që Trump mezi e ka fituar në vitin 2016, por që, sipas sondazheve, tani udhëhiqet nga Biden.Në Filadelfia, qytetin më të madh të Pensilvanisë, Biden apeloi te komuniteti afrikano-amerikan dhe kërkoi nga secili që nuk ka votuar ende, të paraqitet në ditën e zgjedhjeve.



1 Comment

  1. Po udheheqesi brekemut i Surrelit dhe surrelianeve, c’mejtim te vier ka per zgjedhjet e imperialisteve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *