• |
ide | kryesore

New Jersey bëhet shteti i 12-të në SHBA që legalizon mariuanën

Lajme, Planet



New Jersey u bë shteti i dymbëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që legalizon përdorimin “rekreativ” të mariuanës për moshat mbi 21 vjeç. Krahas zgjedhjeve për presidentin e SHBA-ve, qytetarët votuan me 67% “pro” legalizimit në referendumin e thirrur duke u bërë shteti i 12-të në SHBA që bën të ligjshëm kanabisin.

Përveç New Jersey-it për legalizimin e përdorimit të mariuanës pritet të vendosin edhe tre shtete të tjera, Arizona, Montana dhe Dakota e Jugut. Aktualisht përdorimi për qëllime mjekësore lejohet në 33 shtete, por ligjërimi i përdorimit rekreativ ka pasur kundërshti për efektet e varësisë që mund të ketë te konsumatorët.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *