• |
ide | kryesore

“Është me humor shumë të mire” mjekët habiten nga aftësia e rikuperimit të Maradonës

-Instant, Sport



Mjekët që po kujdesen për Diego Maradonën, që po rikuperon pas ndërhyrjes kirurgjike në tru për të hequr një mpiksje gjaku, janë të “habitur” nga shpejtësia e rikuperimit të tij. Kirurgët e një klinike private në Buenos Aires kanë punuar 80 minuta për të hequr mpiksjen, të martën në mbrëmje. “Sapo e pashë, është me humor shumë të mirë. Jemi të befasuar sa shpejt po shërohet”, ka thënë mjeku, Leopoldo Luque, duke shpjeguar gjendjen e ish-yllit të futbollit, tashmë 60 vjecar.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse jemi ende në periudhën post-operacionit – ka thën ai duke folur me gazetarët – Është e qartë që nuk ka komplikime neurologjike. Ka parametra të tjerë që duhen vlerësuar sepse është akoma shumë herët. Por rikuperimi është i përkryer”. Komente që kanë shkaktuar duartrokitje të shumta e kore inkurajuese nga ana e mbështetësve të Maradonës që presin lajme jashtë klinikës.

Maradona është shtruar në spitalin e La Plata – ku është trajneri i skuadrës Gimnasia ed Esgrima – të hënën për një seri testesh, pasi u ndje keq. Aty u zbulua edhe mpiksja e gjakut. ‘Pibe de Oro’ ka vuajtur edhe më parë nga problem shëndetësore. I ka mbijetuar dy infarkteve, ka kaluar edhe hepatitin e ka kryer një ndërhyrje për bypass gastrik. Për këto motive konsiderohet në rrezik në lidhje me pandeminë e Koronavirus, që ka goditur rëndë Argjentinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *