• |
ide | kryesore

Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, informoi se i është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara. Përmes një deklarate për media, Veseli thotë se për këtë është informuar gjatë pasdites të së mërkurës. Veseli shprehet se do të shkojë vetë në Hagë për t’iu përgjigjur këtyre akuzave duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë më tej rreth tyre. Gjithashtu, ai shkruan se tërhiqet nga të gjitha detyrat politike dhe publike duke shkuar në Hagë si qytetar i thjeshtë.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe.Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, Unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra”, tha Veseli.

Ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi gjithashtu se ka vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë ky proces. Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje gjatë periudhës së luftës.


1 Comment

  1. Nuk kam patur ndonje sippati per Veselin por kjo pergjigje e tij eshte me te vertete pergjigja e

    nje luftetari e nje burri te vertete qe nuk ben qarramanin duke u ankuar se na kane me hile

    por shkon te perballet me akuzat duke u mbeshtetur ne pafajsine e tij e shpresojme te te gjithe

    te akuzuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *