• |
ide | kryesore

Rama: LSI bënte punë të mirë kur mbështeste PS-në, tani që u bashkua me PD-në janë të destinuar të degradojnë

-Instant, Lajme, Të fundit


Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama ka vijuar me kritikat për opozitën e bashkuar teksa deklaroi se ata do të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Rama tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për punën e bërë.

” Të paktën mos të bëhen qesharak. Në vend që të distancohen, hidhen përpjetë. Në vend që të thonë se si të zgjidhin gjërat. Ata duan të nxisin sherr, të shpifin sa të munden dhe të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit. Dhe pastaj nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë gjithçka që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën do të bënte. Puna e mirë është që nuk na ka dalë para për të na penguar. Tani janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu në promovimin e platformës Deputeti që duam, nuk jemi nga halli. Nuk na sjellë ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji. Ne jemi këtu për tju thënë të gjithë vajzave dhe djemve që mund të jenë simpatizantë tonë por që sot ndjejnë diçka për të thënë” – tha Rama.


2 Comments

  1. Hahahahah,sa kam qeshur !
    Me plehre njeri se ky mallist nuk ka !
    Do te pesosh me keq se Tramp,je i marre fund……,Shqiptaret po te votojne çdo dite….,jo me poste por ne mendjet e tyre !
    Hajdut i pafytyre,maskara i pashoq!
    Ka nje menyre te shpetosh monster :Overdoze !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *