• |
ide | kryesore

Çdo të ndodhë me fëmijët e Donald Trump pas fitores së Joe Biden

-Instant, Paparazzi, Slider



Presidenca e Trump ka qenë një çështje familjare dhe tani që ylli i Donald Trump ra, fëmijëve të tij gjithashtu u duket e ardhmja e pasigurt.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë punonjës të Shtëpisë së Bardhë, këshilltarë të vjetër të presidentit dhe rrjedhimisht, në janar, do të kërkojnë punë të re. Kur Trump mori detyrën si President, ai vendosi djemtë e tij të rritur, Donald Jr dhe Eric, në drejtim të Organizatës ‘Trump’. Nëse Donald Trump do të vendosë të rifillojë kontrollin e biznesit, djemtë do e humbasin paksa rolin e tyre.

Nuk është përtej sferave të mundësisë që dalja e Trump-it nga Shtëpia e Bardhë të çojë në fillimin e një dinastie të re politike ‘Trump’. Fëmijët e tij kanë qenë të gjithë besnikë gjatë gjithë kohës dhe mund të përpiqeshin të merrnin mantelin, duke kandiduar për nominimin republikan në 2024-ën.

Donald Trump Jr

Gjatë katër viteve të fundit dhe veçanërisht pas zgjedhjeve, është Trump Jr ai që është shfaqur si pasardhësi politik më i mundshëm i babait të tij. 42-vjeçari, më konservatori i fëmijëve, ka përqafuar dhe amplifikuar stilin ‘zjarr dhe flakë’ të Presidentit, duke bërë thirrje për “luftë totale” dhe një “luftë deri në vdekje” gjatë zgjedhjeve.

Kandidatët politikë, zakonisht botojnë libra përpara kandidimit. Trump Jr ka botuar dy kohët e fundit – “Triggered” dhe “Liberal Privilege” – duke sulmuar demokratët, korrektësinë politike dhe duke portretizuar Joe Biden një “përbindësh moçali”.

Ivanka Trump

Kur nisën punën në administratën e babait të saj, Ivanka dhe Kushner, të dy 39-vjeçarë, ‘çrrënjosën’ jetën, bashkë me tre fëmijët e tyre, duke u zhvendosur nga New York në Uashington, ku ata morën me qira një shtëpi prej 5 milionë dollarësh nga Barak dhe Michelle Obama.

Indikacionet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë janë se ata mund të kthehen në jetën e tyre të mëparshme në Manhattan, ku Ivanka ‘do të ringjallë’ markën e saj të stilit të jetesës, e cila do të zmadhohet tashmë nga fama globale. Ndërsa Jared Kushner do të angazhohet përsëri në biznesin e pronave.

Eric Trump

Djali i mesëm i Trump, 36 vjeç, duket se do të vazhdojë rolin e tij në zhvillimin e hoteleve, fushave të golfit dhe ndërtesa apartamentesh. Gruaja e tij, Lara, u përfshi shumë në fushatën për vjehrrin e saj dhe ka pasur spekulime se ajo mund të kandidojë për në zyrë.

Tiffany Trump

Vajza e presidentit Tiffany Trump, 27 vjeç, u diplomua në kolegj juridik në maj, por nuk ka dhënë një tregues të planeve të saj të ardhshme. Destinacioni i ardhshëm, së bashku me zonjën e parë Melania Trump dhe djalin e tyre Barron, 14 vjeç, është i paqartë, por pritet të jetë Florida ose New York.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *