• |
ide | kryesore

Greqi/ Ishulli i Kretës përmbytet nga reshjet e dendura, dhjetëra banorë ngelen të pastrehë

-Instant, Lajme, Planet


Reshjet tepër të dendura dhe moti i keq që ka përfshirë ishullin e Kretës ka bërë që shumë shtëpi të zhyten nën ujë dhe dhjetëra banorë kanë mbetur të pastrehë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në komunën Hersoniso ku repartet e zjarrfikësve kanë shpëtuar të paktën 30 persona pasi shtëpitë e tyre apo automjetet ishin gati të përmbyteshin nga ujërat e rrëmbyera të përrenjve e lumenjve që dolën nga shtrati.

Dhjetëra makina kanë përfunduar njëra mbi tjetrën e disa ne det në fshatrat Stalidha, Gurnes, Hersoniso e Malia që u ndodhen në epiqendër të fenomeneve të tejskajshme të motit. Gjithashtu ekipet e shpëtimit dhe të forcave të ndërhyrjes në rast katastrofe po bëjnë përpjekje të hapin disa prej rrugëve nacionale në Spilia dhe Peza ku ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut. Autoritetet vendore po përpiqen në këtë fazë të sistemojnë të pastrehët apo ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi niveli i ujit është ende i lartë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *