• |
ide | kryesore

Kadri Veseli del para trupës gjykuese në Hagë: Deklarohem tërësisht i pafajshëm

-Instant, Lajme, Të fundit


Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosvës, Kadri Veselit ka dalë sot para trupës gjykuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Mbi Veselin rëndojnë 6 akuza. Kadri Veseli u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tij. Bashkë me të u arrestuan edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Veseli u pyet në lidhje me akuzat nga gjykatësi Nicolas Guillou, ndërsa tha se deklarohet i pafajshëm. “I nderuar gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në çdo pikë të aktakuzës”, u shpreh Veseli.

Një ditë më parë para Speciales kanë folur ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ndërkaq pas Veselit ai që pritet që të dalë para trupës gjykuese të Speciales është shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *